Ministria e Financave ka hedhur për Konsultim Publik një projektligj që synon të forcojë shkëmbimin e informacionit për llogaritë bankare dhe financiare mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, për të luftuar fshehjen e të ardhurave dhe shmangien e taksave.
Përmes këtij projektligji, i cili nëse miratohet hyn në fuqi pasi vendi të jetë pjesë e BE-së, synohet që tatimet të kenë më shumë informacion për të ardhurat dhe llogaritë financiare të qytetarëve dhe bizneseve jashtë vendit, duke ndihmuar në zbulimin e rasteve të mundshme të evazionit fiskal.
“Qëllimi i projektligjit është krijimi i një kuadri të plotë ligjor për shkëmbimin automatik të informacionit mbi llogaritë financiare, me qëllim rritjen e transparencës tatimore, parandalimin dhe luftimin e evazionit dhe shmangies tatimore, si dhe forcimin e bashkëpunimit administrativ në fushën e tatimeve”, thuhet në relacion.
Shkëmbimi i informacionit mbi llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve do të bëhet me të gjitha shtetet anëtare të BE-së, dhe autoriteti kompetent për këtë proces do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila informohet çdo vit nga bankat mbi llogaritë për të cilat është kërkuar informacion.
Madje në projektligj janë përcaktuar edhe gjoba kur nuk bëhet raportimi nga institucionet financiare, kur informacioni i dhënë është i pasaktë apo kur nuk ruhet dokumentacioni i nevojshëm mbi llogaritë. Në nenin 17 të projektligjit thuhet se gjobat do të variojnë nga 100 mijë lekë deri në 1 milionë lekë në varësi të shkeljes së kryer.
Gjithashtu, për të mos cenuar privatësinë e të dhënave, në nenin 19 theksohet se informacioni i siguruar nga institucionet financiare raportuese në Republikën e Shqipërisë është konfidenciale, dhe se çdo punonjës që ka akses në të dhënat personale që përpunohen në kuadër të këtij ligji, ka detyrimin që të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit.
-
aman mos na hapni barkun,te maresh nje vertetim qe ske aktivitet duet aplikimi ne e albania,te nesermen te mbash rradhen ke tatimet qe ta konfirmojne dhe pastaj ta dergojne ne e albania perse????? te kesh prolem me tatimet duhet te shkruash disa here ke efeling pastaj ti cosh me post dhe te maresh pergjigje pas tre muajve,kur kamatat jane shtuar.qe te tregosh qe ke punuar ne nje subjekt duet levizja e llogarive bankare,kur gjith dokumentacioni eshte aty.ja pra diella e rames qe u lavderua ne ok,o vella duhet termet ke tatimet duhet ti shkurtosh 50% i bije qe te shkurtosh 1,000 veta rinee kot.ke sherbimi i klentit grat nga 50-60 vjecerin e bejne muhabet.kan 30 vjet ne tatime
Përgjigju -
Tik tok, tik tok, po afrohet dhe tatimi i emigranteve qe nuk jetojne ne shqiperi por qe kane shteteai shqiptare ….
Përgjigju







Komente
Komento