Një person i cili do të mbushë moshën e daljes në pension do të marrë një pension më të lartë me formulën e re. Sipas ligjit për sigurimet shoqërore pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.
Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.
Ky përcaktim vjen nga formula P=Ps+Sh, ku Ps është pensioni sociale dhe SH është shtesa prej 1% për çdo vit kontributi që ka derdhur çdo person. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore çdo vit mesatarisht dalin në pension 39 mijë të moshuar. Në këtë mënyrë një i vetpunësuar që ka derdhur kontribut me pagën minimele për 40 vite kontribute do të marrë: 6750 lekë (pensioni social)+ 8800 lekë (40 vite kontribute dhe 1% e 22 mijë lekë)= 15 500 lekë. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për punonjësit në kompanitë private të cilët punojnë me paga minimale dhe kanë mbi 35 vite kontribute.
/Shqiptarja.com