Lloji i ri i COVID, numër rekord viktimash gjatë 24 orëve të fundit në Britani të Madhe

Lloji i ri i COVID, numër rekord viktimash gjatë 24 orëve të fundit në Britani të Madhe

Foto ilustruese

Shifrat e COVID në Britaninë e Madhe janë në rritje. 

Vala e vdekjeve të reja vjen dhe si pasojat e agresivitetit të të ashtuquajturit lloji i  ri i COVID që është shfaqur për herë të parë në Britani.

Nga të dhënat e regjistruara në 24 orët e fundit, duke përfshirë disa vonesa statistikore në lidhje me fundjavën në kuadër të një konferencë nga Boris Johnson, ku bëhet fjalë për 1,725 të vdekur nga 1 631 një ditë më parë, duke e çuar numrin total të viktimave nga COVID-19 në 103 000.

Rreth 25 000 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga 600 000 testime, ndërkohë që efekti i kufizimeve ka filluar të reduktojë rritjen e shtrimeve në spital.

Ndërkohë, numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 7 164 387, kurse 474 156 prej tyre kanë marrë edhe dozën e dytë. Në spitalet e vendit vazhdon trajtimi i 37 605 pacientëve, prej të cilëve 3 961 gjenden në terapi intensive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës