Pas dasmës lojtari i ekipit të Tiranës, Gentian Muça ka bërë edhe celebrimin në stadium para ndeshjes përballë Skënderbeut, ndërsa janë ndarë edhe llokumet.
 
Ashtu sikur e parashikon ligji, dëshmitarët kanë qenë dy në ceremoninë e celebrimit të lojtarit bardheblu.
 
Muça ka zgjedhur si dëshmitar shokun e ekipit, Edvan Bakaj.
 
Ceremonia është pasuar me duartrokitje nga të pranishmit në stadiumin 'Selman Stërmasi'.