Fernando Llorente nga 1 korriku është një lojtar i lirë pasi i ka përfunduar kontrata me Tottenham dhe së fundmi emri i tij po përflitet shumë në media, sidomos në ato italiane. Arsyeja është se 34-vjeçari është në orbitën e Interit, Napolit dhe Fiorentinës.
Gjithsesi sipas mediave në Spanjë, ekzaktësisht sipas ‘El Chiringuito’, ‘bomberi’ e ka bërë zgjedhjen e tij. Llorente është i kënaqur me ofertën e Napolit dhe për këtë ka refuzra Interin dhe në të njëjtën kohë Antonio Conte-n, më të cilin ka bashkëpunuar te Juventus disa sezone më parë.
Te Napoli ndërkohë pritet të ketë lëvizje të tjera në sulm pasi Milik nuk shihet më si pjesë e skuadrës. Sulmuesi polak sipas të gjitha gjasave do të pëdoret në negociata për Icardi-n, që pritet të kalojë në ‘San Paolo’. Nëse gjithçka do të shkojë sipas planit atëherë Napoli do të ketë një sulm të frikshëm të përëbërë nga Insgne, Icardi, Llorente, Lozano dhe Callejon.