Llullaku, shqiptari që lë pas Messin
dhe Ronaldon për “Këpucën e Artë”

Llullaku, shqiptari që lë pas Messin<br />dhe Ronaldon për “Këpucën e Artë”
Jemi mësuar të shohim gjithmonë yjet e futbollit botëror të cilët luftojnë për të dalë të parët kur vjen puna tek numri personal i golave. Sikurse Ronaldo e Suarez në vitet e kaluara këtë vit në garë janë pothuajse të njëjtat emra por befasia vjen nga një sulmues i cili po shkëlqen në kampionatin rumun.

Ai është Azdren Llullaku, sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili ka arritur të shënojë plot 16 gola deri më tani dhe mban vendin e parë në listën e golashënuesve të kampionatit rumun. Lojtari me origjinë nga Istog-u ka arritur të lërë pas bombera të ekipeve të mëdha si Ronaldo që renditet i 15-i, Messi i vendit të 11-të apo dhe Aguero e me rradhë, në garën për “Këpucën e Artë”.

Llullaku ndodhet në vendit e 3-të të renditjes krah Costas, Cavanit e Icardit dhe është vetëm 6 pikë larg vendit të parë që mbahet nga sulmuesi i Dortmund-it, Aubameyang.
Por si funksionon sistemi i vlerësimit dhe klasifikimit të golashënuesve më të mirë në Europë, për të vlerësuar më pas bomberin më të mirë.

Konkretisht trofeu “Këpuca e Artë” shkon për futbollistin që gjatë një sezoni futbollistik në Europë, ka marrë pikavarazhin më të mirë, të përllogaritur duke shumëzuar numrin e golave të shënuar në ndeshjet e kampionatit, me koefiçentin e vështirësisë, të akorduar për atë kampionat.

Specifikisht, kampionatet në: Spanjë, Gjermani, Angli, Itali dhe Portugali vlerësohen me koefiçent vështirësie 2, ndërsa: Franca, Rusia, Ukraina, Belgjika, Turqia, Zvicra, Republikën Ceke, Hollanda, Greqia, Kroacia, Rumania, Austria, Bjellorusia, Suedia, Qipro dhe Polonia vlerësohen me koefiçent 1.5.

Ndërsa kampionatet që renditen nga vendi i 22-të deri në të 54-tin e renditjes së UEFA-s kanë koefiçent 1. Deri në këtë gjysmë sezoni, sulmuesi ynë ka arritur atë që askush më parë s’ka mundur dot ta bëjë në rradhët e shqiptarëve. 

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare

Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare