Lobimi 825 mijë $,PD: Kontratat
ligjore, u kontrolluan nga DASH
PS-Klement Zgurit: Shpenzimet e PD, mos falsifiko protokollin e KQZ!

Lobimi 825 mijë $,PD: Kontratat<br />ligjore, u kontrolluan nga DASH<br />PS-Klement Zgurit: Shpenzimet e PD, mos falsifiko protokollin e KQZ!<br /><br>
Pas akuzave të forta të hedhura nga Partia Socialiste për tre ditë me radhë për kontratat me kompanitë lobuese në SHBA para zgjedhjeve të 25 qershorit, që kapnin vlerën e 825 mijë dollarëve, ka ardhur reagimi i parë i PD.

Përmes një deklarate, selia blu bën me dije se kontratat janë të gjitha legjitime dhe të verifikuara nga ligjet e SHBA, duke i hapur rrugën PS të hetojë në çdo kohë. Më tej, PD ju përgjigjet dy deputetëve socialistë, Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti, duke iu thënë se duhet të shqetësohen më shumë për fatin e partisë së tyre, që ka rënë nën kthetrat e krimit. 

"Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike janë dokument publik që janë të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane. Megjithatë, Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti janë të mirëpritur t’i hetojnë ato në çdo kohë. Partia Demokratike u vë në dispozicion një kopje kur të duan. Madje janë të mirëpritur të marrin edhe Sajmir Tahirin dhe Agron Xhafën dhe Moisi Habilajn në ekipin e hetimit. Shpërqendrimi i vëmendjes nga kriminalizimi i qeverisë dhe Partisë Socialiste është shërbim ndaj krimit dhe minim i interesit publik. Vetë Taulant Balla dhe Blerina Gjylametaj duhet të jenë më të shqetësuar për fatin e partisë së tyre që ka rënë nën kthetrat e krimit. Sidoqoftë, shashkat dhe tamtamet e tyre nuk mbulojnë dot bëmat ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit dhe të vetë Edi Ramës që janë zhytur në krim dhe trafik droge duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare, sistemin politik dhe të ardhmen ekonomike të shqiptarëve", thuhet në deklaratën e PD

Paratë e paguara nga PD kanë shkuar për kompanitë "Stonington Strategies", "Muzin Capitol Partners" dhe "Biniatta Trade LP". Pagesa për lobim në SHBA, PD ka bërë edhe gjatë kohës kur ishte në "Çadrën e Lirisë" përpara Kryeministrisë. Pjesë e pagesave të këtyre kontratave, krahas suportit politik nga DASH, ka qenë edhe mundësimi
i një takimi të kryetarit të PD, Lulzim Basha me presidentin e SHBA, Donald Trump, takim ky i zhvilluar në një mbrëmje për mbledhje fondesh në Uashington vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Dy nga kontratat me "Stonington Strategies", PD i ka nënshkruar pak ditë përpara zgjedhjeve.

Ndërkohë, një ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për kontratën e Partisë Demokratike për disa kompani lobimi në SHBA, të cilave u janë paguar nga selia blu 1 milion dollarë për të siguruar mbështetje politike nga Uashingtoni. Burime pranë akuzës së Tiranës thanë ekskluzivisht për Shqiptarja.com se objekt i hetimit do jetë verifikimi i burimeve të financimit të kësaj shume, e cila nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.

Shuma që i është paguar kompanive dyshohet të jetë bërë në rrugë informale. Hetimet e Prokurorisë nisën pas publikimeve në media të dokumenteve që zbuluan kontratën dhe pagesat e Partisë Demokratike në SHBA, gjatë kohës që ishte në çadrën përpara Kryeministrisë në Bulevard dhe dy javë përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)