Ekskluzive - Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj Partisë Demokratike lidhur me kontratat e paguara për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore. PD dyshohet se nuk ka deklaruar shumat e shpenzuara për efekt lobimi dhe çështja e nisur kryesisht është marrë në dorë nga dy prokurorë.
Organi i akuzës i ka nisur një kërkesë
KQZ-së dhe Partisë Demokratike për dokumentacionin dhe pasqyrat financiare të deklaruara pranë institucionit të administrimit të zgjedhjeve si shpenzime të fushatës elektorale. Kjo kërkesë vjen në kuadër të verifikimeve që po kryen akuza e Tiranës për pagesat e kryera përmes një kompanie offshore në shumën e rreth 675 mijë dollarëve në SHBA gjatë kohës kur PD ishte në çadër dhe në vijim të fushatës elektorale të 25 qershorit.
Personi i parë që listohet për t'u pyetur nga prokuroria e kryeqytetit, është financieri i këtij subjekti politik, por ende nuk është përcaktuar dita se kur ai do thirret për të dëshmuar. Burime për Report Tv nga Prokuroria bënë të ditur se pas marrjes së dokumenteve nga KQZ dhe PD, do të shihet nëse janë depozituar apo jo kontratat me vlerë 675 mijë dollarë për efekt
lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokuroria do kryejë hetime edhe sa i takon burimit të këtyre parave.
Paratë e paguara nga PD kanë shkuar për kompanitë "Stonington Strategies", "Muzin Capitol Partners" dhe "Biniatta Trade LP". Pagesa për lobim në SHBA, PD ka bërë edhe gjatë kohës kur ishte në "Çadrën e Lirisë" përpara Kryeministrisë. Pjesë e pagesave të këtyre kontratave, krahas suportit politik nga DASH, ka qenë edhe mundësimi i një takimi të kryetarit të PD, Lulzim Basha me presidentin e SHBA, Donald Trump, takim ky i zhvilluar në një mbrëmje për mbledhje fondesh në Uashington vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Dy nga kontratat me "
Stonington Strategies", PD i ka nënshkruar pak ditë përpara zgjedhjeve.
Shuma që i është paguar kompanive dyshohet të jetë bërë në rrugë informale. Hetimet e Prokurorisë nisën pas publikimeve në media të dokumenteve që zbuluan kontratën dhe pagesat e Partisë Demokratike në SHBA, gjatë kohës që ishte në çadrën përpara Kryeministrisë në Bulevard dhe dy javë përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
34.9%
Vota total: 768
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14