Lobimi për hapjen e negociatave, Rama nis vizitën në Gjermani, nesër takimi me Merkel

Lobimi për hapjen e negociatave, Rama nis vizitën në Gjermani, nesër takimi me Merkel

Pritja e kryeministrit shqiptar Edi Rama ne aeroport me ceremoni zyrtare

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në Gjermani. Shefi i qeverisë shqiptare është pritur në aeroport me ceremoni zyrtare pasditen e sotme, ndërsa nesër do të zhvillojë takimin me kancelaren Angela Merkel. Qëllimi i takimit është lobimi për të bindur Gjermaninë për të dhënë dritën jeshile, që të hapen negociatat për Shqipërinë në muajin qershor.

Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Përpos takimit me Merkel, Kryeministri Rama do të shkojë edhe në Bundestagun gjerman, institucioni që do të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave. Në Bundestag është planifikuar një seancë bashkëbisedimi mes Kryeministrit dhe Komisionit të Jashtëm në Bundestag, që drejtohet nga Gunther Krichbaum, i cili është një emër i njohur, pasi ka përplasur Ramën dhe Bashën në akuza pas dhënies së rekomandimit pozitiv.

Basha akuzonte Ramën se po financonte një fushatë denigruese me shënjestër kreun e Komisionit për Çështjet e Europës në Bundestag, ndërsa kryeministri i kërkoi që deri në qershor të ndalë baltën në Europë për Shqipërinë. Por tashmë deklaratat në distancë i lënë vendin një takimi ballë për ballë me argumentet pro dhe kundër. Gunther Krichbaum është deputeti i partisë së Merkel, por që ka qenë mjaft skeptik për progresin e Shqipërisë duke deklaruar se nuk është koha për të hapur negociatat me BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar