Partia Socialiste thotë se Lulzim Basha ka konsumuar 6 vepra penale me lobimin e tij me financime ruse, duke llogaritur edhe sa vite burg rrezikon lideri i opozitës. Deputeti Ulsi Manja tha se Basha vetë nuk ka ndërmend të japë llogari, ndaj kërkoi që prokuroria të veprojë. 

Partia Socialiste e ka vendosur çështjen e financimeve ruse në thelb të diskutimeve të saj dhe lidhja e pretenduar e PD-së me rusët është dhe argumenti i dhjetëra këshilltarëve që anembanë vendit që braktisin partitë opozitare për t’ju bashkuar partisë qeverisëse.