" Kur fotografi tregon pamjen, vija e shikimit kalon nëpër sy, kokë dhe zemër"

Thënia e famshme e Henri Cartier-Bresson, përshkruan mirë frymën që mbizotëron në ekspozitën "Lockdown Italia", e cila ka filluar para pak ditësh në Romë.

Një ekspozitë fotografike në Romë historinë prekëse dhe jo pak tragjike të përvojës të Italisë  në luftën e saj kundër pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. 

"Çdo fotografi e vetme i kujton njerëzit se lufta nuk ka mbaruar ende", shpjegoi organizatori i ekspozitës Chris Warde-Jones. " në çdo fotografi mund të shihni njerëz që mbajnë maskë, si një rikujtim për të gjithë dhe dëshmi e asaj çfarë ka kaluar dhe po kalon vendi”.

Ekspozita u organizua nga  Associated Press  dhe fotografi i saj Antonio Calanni, i cili luftoi në vijën e frontit anticovid në Lombardi, rajoni më i goditur i Italisë, në fjalën e tij ai tregon se nuk kanë qenë të rralla rastet kur është kthyer në shtëpi dhe ka shpërthyer në të qara.

Shtatëdhjetë e dy fotografi të marra nga 30 fotografë të shtypit të huaj nga 10 vende të ndryshme. përfshirë korrespondentë italianë të tre agjencive kryesor e Reuters, Associated Press dhe Agence France Presse na kthejnë pas në dramën e muajve të parë të pranverës kur vendi përballej me COVID-19: spitalet, njësitë e kujdesit intensiv, organizatat  e bamirësisë, bizneset që mbyllen dhe rihapen.

Ekspozita nuk ndalet në tragjedinë e ditëve më të errëta, por gjithashtu dëshmon për shpresën, dëshirën për të reaguar dhe për të rilindur  të popullit italian. Në pjesën e dytë të ekspozitës shohim  imazhet e këngëve dhe vallëzimeve në tarraca, rihapjen e dyqaneve  dhe kthimin  e avashtë në normalitet i cili nuk mund të jetë më ai i para pandemisë. Maskat, distancimi shoqëror, masat për të mbrojtur kundër Covid-19 ndodhen para seksionit të fundit të ekspozitës kushtuar punës së fotoreporterëve.

Ekspozita u organizua në bashkëpunim me bashkinë e Romës dhe në ceremoninë hapëse të së cilës ishte prezent edhe Kryeministri Giuseppe Conte. Në ditët në vijim edhe Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella do të vizitojë atë.  

Fotografitë  do të qëndrojnë  në Muzetë Capitoline nga 8 tetor deri më 1 nëntor.