Kur vetmia të lodh, gjithkush mund të kalojë në depresion dhe mund të bëjë akte kundër vetvetes. Ky është rasti i një 61 vjeçare në qytetin e Beratit, Adriana Gjika e cila e lodhur nga të jetuarit vetëm ka vendosur që ti japë fund jetës, duke u djegur me benzinë.
Pasi ka ngrënë mëngjes dhe ka pirë kafen, në oborrin e shtëpisë, Adriana ka marrë një sasi të konsiderueshme benzine dhe ka lyer trupin, ku më pas me një shkrepëse i ka vënë zjarrin vetes, me qëllim që ti jepte fund jetës së saj.
Por, sapo flakët e zjarrit kanë prekur trupin e 61 vjeçares, komshinjtë kanë dëgjuar britmat e saj, duke shkuar menjëherë për ti dhënë ndihmën e parë.
Komshinjtë kanë mundur që të fikin zjarrin në trupin e së moshuarës, ndërkohë që kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës dhe mjekët e spitalit rajonal të Beratit, të cilat e kanë dërguar 61 vjeçaren në repartin e urgjencës së spitalit, ku tashmë ajo është duke u mjekuar.
Siç bëjnë me dije komshinjtë e Adriana Gjikës, 61 vjeçarja kishte vite që jetonte e vetme në shtëpi, pasi fëmijët e saj ishin larguar në emigracion dhe kishin vite që nuk kishin ardhur për ta parë. Sipas tyre Adriana Gjika ishte e divorcuar edhe nga bashkëshorti i saj.
Shpesh herë ajo ndjehej e mërzitur dhe qante për jetën e vetmuar që bënte, por sot ka menduar ti japë fund kësaj situate, duke tentuar që ti japë fund edhe jetës së saj.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com