Logu: Vizita e Bashës në SHBA mesazh për shqiptarët dhe demokratët! Meçe: Grupi i partive të djathta ndërkombëtare i dha goditjen e dytë Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në SHBA i ftuar në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat, ndërsa Sali Berisha në hetim nga SPAK për kullat e dhëndrit, bëri një lëvizje të re pak ditë më parë duke shfaqur vajzën e tij në Kuvendin e Rithemelimit duke nxitur polemikat se Argita Malltezi do të futet në politikë.

Anëtari i Këshillit kombëtar të PD Besart Logu, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv tha se kjo vizitë e Bashës në SHBA është konfirmim i qëndrimit zyrtar të PD, pro Amerikës.

“Vizita e Bashës në SHBa është konfirmim i qëndrimit zyrtar të Pd si proamerikane si pro linjës euroatlantike dhe po një konfirmim që bëjnë po këto institucione në raport me PD dhe kreun e pd Lulzim Basha.  Platforma që PD ka prezantuar dhe zoti Basha po e prezanton gjatë takimeve të niveleve të larta sjell PD në të njëjtin emërues të përbashkët”, tha ai.

Teksa dha detaje nga vizita e Bashës në SHBA, Logu nënvizoi se mesazhi që jepet për qytetarët dhe demokratët është që marrëdhëniet po i ndërtojnë me Bashën.

“Përveç takimeve që ka në forumin e IDEU në dijeninë time Basha ka dhe takime ne departament. Do publikohen apo jo të cfarë niveli janë dhe pse bëhen nuk e ndaj dot. Demokrati në bazë e lexon sepse që PD të vijë në pushtet duhet godit korrupsioni, banda, duhet të bëhet vetingu në politikë, duhet kod i ri zgjedhor. Marrëdhënia e PD me partnerët jetike. Vizita mesazh që i përcillet shqiptarëve dhe demokratëve: për ne Basha është politikani me të cilin po ndërtojmë marrëdhëniet.”

Ky bojkot i partive të djathta ndërkombëtare për ish deputetin demokrat Arben Meçe ishte goditja e dytë ndaj Sali Berishës.

“ Edhe partitë e djathta bojkotojnë Berishën, jo vetëm departamenti i shtetit. Partitë e djathta ndërkombëtare, pra grupi i partive të djathta bojkotojnë Berishën. Berisha ka marrë goditjen e dytë ndërkombëtare krahas departamentit të shtetit. Për mua është pozitive në Shqipëri”, tha Meçe.

Ish kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi dhe gazetari Flogert Muça ndajnë mendimin që ndonëse të përçarë Berisha dhe Basha janë bashkë.

"Basha i vetmi që nuk ka guxim t’i thotë as siç i thoshte dje Sali Berisha Gazment Bardhit. Ka të drejtë Ibseni që këta kanë gjëra për njëri tjetrin që përcëllojnë njëri tjetrin. Secili në pushtet politik të tyre, asnjëri nuk humbet. Të gjithë në finale janë në pushtet. Basha për ta fituar këtë betejë nuk mjafton vetëm të shkojë dhe të bëjë foto atje. Të dalë dhe të thotë për 21 janarin", tha Muça.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Kthupi jep detaje nga vizita e Bashës në SHBA: Berisha ka marrë peng një pjesë të PD, ata që besojnë të djathtën do kthehen! Në politikë s’ka krizë, por tango dyshe

 

Rezart Kthupi Sekretar për Marrëdhëniet Zgjedhore në PD në një lidhje “Skype” në emisionin “Repolitix” në Report TV ka dhënë detaje mbi vizitën e kreut të PD Lulzim Basha në SHBA.

“Jemi në forumin mbarë-botëror të partive të djathta. PD është pjesë si anëtare me të drejta të plotë dhe kësisoj merr pjesë në aktivitetet me ftesë. Grupimi i foltores s’ka të drejtë të jetë pjesë i partive të djathta. Kemi zhvilluar disa takime...”

Ndalur te Kuvendi i Berishës i cili prezantoi në arenën politike zyrtarisht të bijës Argita Malltezin,  Kthupi tha se e ardhmja do të tregojë se të gjithë ata që besojnë te e djathta do të kthehen në PD.

“Tema e diskutimit në forum ka qenë konservatorizmi dhe lufta kundër populizmit. Berisha ka marrë peng një pjesë të PD. E ardhmja do provojë se të gjithë ata që besojnë të djathtën do kthehen”, tha ai.

Ky 8 dhjetor PD-së e gjen në SHBA ndërsa, por Kthupi thotë se edhe në Tiranë strukturat janë organizuar.

“PD ka një organizim në 8 dhjetor, që kryhet nga strukturat e PD në Tiranë. Në atë ditë ne do bëjmë vizita të rëndësishme në Capitol. Ka një tango dyshe dhe jo krizë politike. Ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Hiq këtë tango nuk ka krizë politike në Shqipëri”.

Ora 22:06
Ibsen Elezi: Argita Malltezi e solli Lulzim Bashën në PD, isha dëshmitar! Këta janë bashkë, me gjërat që dinë e hedhin njëri-tjetrin në zjarr

 

Shfaqja e Argita Malltezit në Kuvendin e Rithemelimit ka nxitur polemikat nëse vajza e Sali Berishës do të futet në politikë. Ish kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën foli për një miqësi të hershme mes Argita Malltezit dhe Lulzim Bashës. Elezi tha se Bashën në selinë e PD e ka sjellë vajza e Berishës.

“Basha do jetë e ardhmja e Shqipërisë”, nuk funksionon logjikisht. Nëse ne vajtjen e Bashës në Amerikë, qenien e Bashës me kostum perëndimor, nëse janë këto cilësi që e bëjnë një person lider jam dakort të ndërrojmë përkufizimin për liderin... Për mua lideri është ndryshe një njeri që frymëzon. Demokratët nuk janë as në linjën e zotit Basha as në linjën e zonjës Malltezi.

Zonja Malltezi e solli Bashën në PD. Kam qenë dëshmitar kur Basha ka ardhur për herë të parë në PD. Nuk i rrinin as pantallonat tamam. E futën dhe vjen dikush e sheh këtë është shok i Sokolit. Basha në  punën e tij së bashku me zonjën Malltezi kanë qenë një rreth shoqëror.

Zonja në fjalë dhe babai i saj e kanë katapultu Bashën. Kjo tregon se sido të rrotullohet puna këta do jenë prapë. Këta janë në bashkëpunim me njëri tjetrin. Këto i dinë njëri tjetrit gjëra që po të flasin e hedhin në zjarr njëri tjetrin. Dalja e Malltezit nuk është e rastësishme. Forma e kontrollit të demokracisë është që kontrollove ato që janë kandidatë, po që se janë kandidatë janë gjithçka”, tha Elezi.

Ora 21:56
Basha në SHBA, Meçe: Zyrtarisht faktor politik! Grupi i partive të djathta ndërkombëtare i dha goditjen e dytë Berishës pas DASH! E bojkotoi

 

Ftesa e kryetarit të PD Lulzim Basha për të marrë pjesë në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat në SHBA për ish deputetin demorkat Arben Meçe është njohje zyrtare e Bashës si faktor politik. I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, Meçe tha se bojkoti i partive të djathta ndërkombëtare është goditja e dytë për Sali Berishën.

“Jemi në aktivet politik të Bashës në Amerikë me atributet e kryetarit. Pra kemi një njohje zyrtare të këtij faktori në politik. Organizimi është politik atje dhe jo shtetëror. Foltorja është bojkotuar totalisht. Konfirmon qëndrimin e PD-së zyrtare , dhe bojkotin e Foltores që nuk i përket këtyre grupimeve politike të mbledhura në Amerikë, si përfaqësues i euroatlantizimit dhe demokracisë së djathtë. PD ka fituar një terren.

Kemi organizim politik shumë pozitiv si fakt. Duhet theksuar se faktori politik ndërkombëtar i djathtë botëror, pra edhe partitë e djathta bojkotojnë Berishën, jo vetëm departamenti i shtetit. Partitë e djathta ndërkombëtare, pra grupi i partive të djathta bojkotojnë Berishën. Berisha ka marrë goditjen e dytë ndërkombëtare krahas departamentit të shtetit. Për mua është pozitive në Shqipëri”, tha Meçe.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 06/12/2023 06:28

    Amerika tall bythen me te dy ,Berishen e Bashen.

    Përgjigju
  • Endri: 05/12/2023 22:10

    Mos na hapni barkun me kete hajdutin me buzeqeshje. Si ore nuk dit PD-ja me nxjerr nje figure si duhet por vetem keta dy mortje?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë