Lojërat Olimpike Dimërore, Meta i
dorëzon flamurin ekipit kombëtar
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dorëzoi sot Flamurin Kombëtar delegacionit sportiv shqiptar që do përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, të cilat do të zhvillohen në Korenë e Jugut nga data 9 deri më 25 shkurt.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dorëzoi sot Flamurin Kombëtar delegacionit sportiv shqiptar që do përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, të cilat do të zhvillohen në Korenë e Jugut nga data 9 deri më 25 shkurt. Presidenti i Republikës, pasi i dorëzoi Flamurin Kombëtar skiatores Suela Mëhilli, duke iu drejtuar të pranishmëve, u shpreh: “Dua të shpreh kënaqësinë time që i dorëzova Flamurin Kombëtar delegacionit që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe u uroj shumë suksese!
Mendoj se ne kemi nevojë për të ridimensionuar vetveten edhe në sport, edhe në turizëm, duke pasur në konsideratë se kemi mjaft male dhe dimri, në një pjesë të madhe të vendit, është mjaft interesant. Na duhet të promovojmë akoma më shumë sportet e tilla, sportet dimërore, sepse përveç të tjerave, janë edhe mjaft të shëndetshme për të rinjtë. Të masivizojmë pjesëmarrjen e të rinjve këtu, ashtu sikurse na duhet të identifikojmë edhe më shumë shqiptarë dhe shqiptare të talentuar, që jetojnë jashtë dhe i praktikojnë këto sporte dhe të cilët mund të përfaqësojnë Shqipërinë në të ardhmen në mënyrë që të kemi më shumë të rinj dhe nga të gjithë grupmoshat që përfshihen në sporte dimërore.
Njëkohësisht të kemi përfaqësim dhe rezultate më të mira në veprimtaritë sportive ndërkombëtare. Ju uroj edhe një herë shumë suksese dhe mbarësi dhe ta ngrini sa më lart që të mundësi Flamurin në Korenë e Jugut! Njëkohësisht le të jetë ky një moment reflektimi për të gjithë ne që të angazhohemi për olimpiadën tjetër menjëherë pas kësaj.” Sportisja Suela Mëhilli theksoi SE “Kjo për mua do të jetë Olimpiada e dytë. Jam shumë krenare të përfaqësoj Shqipërinë para botës kështu që do të jetë një eksperiencë e veçantë. Faleminderit për këtë mundësi”!
Ndërsa, Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani vuri në dukje: “Për ne marrja e Flamurit nga ana juaj është një nder i madh dhe privilegj. Këto Lojëra Olimpike janë me të vërtetë të rëndësishme për ne pasi janë një promovim i sportit shqiptar për të paraqitur sa më mirë ekipin tonë ne i kemi marrë të gjitha masat. E veçanta është se dy sportistët tanë nuk shkojnë me ftesë në këtë event, por i kanë arritur vetë normat olimpike. Kjo tregon për përgatitjen e tyre dhe do të jenë me të vërtetë nder për kombin tonë”.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
55.9%
-
Të gabuar
40.6%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 7666
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas
1 Tetor, 15:05
-
Vjeshta e tetorit, me temperatura të freskëta, por edhe diell! Parashikimi i motit
1 Tetor, 15:03
-
Një vit jashtë fushe, Neymar rikthehet në stërvitje me grupin
1 Tetor, 15:01
-
Korçë, 620 mijë rasat të rinj të krapit hidhen në liqenin e Prespës! Bie numri i peshkatarëve
1 Tetor, 14:55
-
Evropiani ‘Shqipëri-Serbi’, ish-trajner i Kosovës Sokoli: U kalua vija e kuqe! Leci: Sporti s’i zhbën krimet e luftës (VIDEO)
1 Tetor, 14:46
-
DOKUMENTI/ U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale', Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit në Gjykatë të Lartë
1 Tetor, 14:41
-
Gazment Bardhi i përgjigjet BE dhe SHBA: Dialogu, mjet i duhur vetëm për vendet demokratike! Nga protesta dhe aktet simbolike nuk rrezikohet jeta e askujt
1 Tetor, 14:34
-
Kylian Mbappe lë pas dëmtimin, gati për Champions League
1 Tetor, 14:30
-
Mark Rutte mori drejtimin e NATO-s, ministri Hasani: Udhëheqja juaj thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës
1 Tetor, 14:25
-
Ambasada e SHBA përkujton rihapjen në vitin 1991, pas mbi 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike
1 Tetor, 13:58
-
FIFA pezullon Samuel Eto’o
1 Tetor, 13:57
-
Dosja ‘Metamorfoza’/ SPAK i sekuestroi pasuritë ish-kreut të Operacionales Oltion Bistri, shtyhet gjyqi! Kompania ‘Arlis’ kërkon kthimin e 5 apartamenteve: Kontrata u prish!/
1 Tetor, 13:56