Lojërat Olimpike, Rusia e pranon:
Kemi përdorur doping për sportistët

Lojërat Olimpike, Rusia e pranon:<br />Kemi përdorur doping për sportistët
 Për herë të parë në histori Rusia ka pranuar se atletët e saj  kanë përdorë substanca gjatë përformancës së tyre në eventet sportive.  

Burime për prestigjozen amerikane Neë York Times u shprehën se institucionet e Moskës janë përfshirë në skandalin e doping por përjashtojnë ndikimin e presidentit Putin.  

Një zbulim i tillë konsiderohet më i rëndi në historinë e sportit botëror ku janë përfshirë mijëra atletë rusë në 30 disiplina të ndryshme.

New Jork Times, citon burime dhe intervista me funksionarë të Moskës të cilët gjithsesi mohojnë idenë se programi i doping është sponsorizuar nga shteti. 

Për herë të parë Moska pranon provat që dëshmojnë se si funksionarë ruse kanë krijuar një nga skemat më të përpunuara dhe të realizuara të dopingut në historinë e sportit.

Por Moska këmbëngul se dhe shtetet perëndimore kanë përfituar nga favoret e autoriteteve sportive globale, gjë që duket të justifikojë veprimet e Rusisë për të mashtruar. Prestigjiozja amerikane ka mbledhur dëshmi të disa funksionarëve të Kremlinit 7 muaj pas deklaratës së Grigory Rodchenkov, drejtorit të laboratorit anti -doping në vend në kohën e lojërave olimpike dimërore të Sochi në 2014-ën, sipas të cilit me dhjetëra atletë rusë që garonin ishin pjesë e një programi dopingu të drejtuar nga Moska, i planifikuar me detaje prej vitesh për të garantuar medalje në këto lojëra olimpike. 

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar