Xhezair Zaganjori u tërhoq për t’i hapur rrugë një kandidati të njëanshëm. Raundi i tretë, i fundit që kërkon konsensus, u dogj, konferenca e kryetarëve vendosi që raundi i katërt të bëhej të hënën. Pak më vonë Zaganjori u tërhoq. U doli para mediave duke mohuar presionet e mundshme dhe e la fajin në derën e opozitës që nuk I dha konsensus. Perfekte për maxhorancën.
Tani është e lirë të nxjerrë kandidatin apo kandidaten e vërtetë. Nëse Zaganjori do të ishte tërhequr disa orë më parë, do t’i hapte rrugën një kandidati konsensual. Tërheqja do të shërbente ...deri në orën 10 të së premtes, kur opozita kërkonte kandidatura të tjera dhe e quante të përjashtuar. Përpara raundit të tretë, do t’i jepte një mundësi konensusit që vërtitej i pashpresë rreth tij. Në vend të kësaj, anëtari i Kushtetueses, vendosi të priste djegien e raundit të fundit që imponon konsensus. Jo për presion, këtë e tha vetë. Vangjel Dule e quante kandidat taktik, tani nuk ka pse të mos besohet. Ishte një mundësi për Partinë Demokratike që të kalonte 3 raundet e para mbi kalin e konsensusit.
Gjithsesi tani situata rikthehet në pikën fillestare. Në 2 raundet e mbetura konensusin nuk e kërkon më Kushtetuta, por domosdoshmëria e integrimit. Loja e Zaganjorit tregoi që maxhoranca është pak ose aspak e prirur për t’u marrë vesh me opozitën. Caktimi i raundit të katërt 3 ditë pas të tretit dhe kronometrimi i vendimit me tërheqjen e Gjykatësit, i lë më pak se 72 orë mundësisë për konsensus. Duket si një program i hartuar me detaje në shërbim të një kandidati politik. Zaganjori e ka patur të qartë “mandatin” e tij që në momentet e para. Do të ishte një kandidat për kandidat për të maskuar një kandidate. Të hënën në 10.00 është ora e Jozefinës.
“Tani të drejtën për propozim e ka opozita”, tha Ngjela pas tryezës me Ramën. Nuk dihet nëse ishte qëndrimi i tryezës, por kjo është një mundësi që PD-ja të mos çojë në krye të shtetit anëtaren e kryesisë. Tani opozita mund ta fillojë me një plan. Variantet janë shtuar. Tryeza me maxhorancën për një kandidat konsensual (të propozuar nga maxhoranca) tani është e mundur, edhe pse jo e domosdoshme për koalicionin qeveritar. Nëse kjo nuk ndodh për shkak të maxhorancës, opozita mund të propozojë një kandidat për konsensus. Dhe nëse dështon dhe kjo mundësi atëherë mund të mblidhen 20 vota për një kandidaturë politike që të hyjë në garë të hënën. Ngjela insiston për këtë prej kohësh për garën. Edhe Vangjel Dule, duke mbështetur Nanon që përpara fillimit zyrtarisht të proçesit të zgjedhjes së presidentit, ka deklaruar se ish kryetari i Partisë Socialiste mund ta fitojë një garë në parlament. Mes Partisë Demokratike me 66 deputetë dhe Partisë Socialiste me 63 janë 11 deputetë.
Por me tërheqjen e Zaganjorit në momentin e gabuar, duket se dy mundësitë që çojnë në kandidat konsensual nuk janë të preferuara nga Berisha. Madje “tejkalimi i vetvetes” e çorientoi bursën politike që e njihte si të palëkundur në vendime, pavarësisht pasojave. Dorëheqja e Zaganjorit i riktheu gjërat në vend. Duke fajësuar opozitën që largoi kandidatin e vetëm konsensual, Berisha do “ngushëllohet” me kandidaten që mendonte që në fillim se “ishte më e denja për kreun e shtetit”. Edhe Meta, dukej pjesë e kësaj skeme, kur dje, pasi shprehu keqardhjen për largimin e Zaganjorit, fajësoi opozitën, bëri një thirrje tjetër për konsensus dhe në fund shpalli sovran Parlamentin.
Opozita ka shumë pak për të pritur. Këmbëngulja e aleatëve, por edhe e shumicës së deputetëve është që të propozohet Nano. Konsensusi është tashmë iluzion dhe mund të përdoret nga Rama vetëm për të justifikuar refuzimin ndaj paraardhësit të tij. Nano mund të mos jetë kandidatura më e mirë për president, por është e vetmja që i shërben bashkimit të së majtës. Nano mund ta çojë opozitën në një betejë të humbur në parlament, por e çon me epërsi në zgjedhjet e vitit 2013. Rama, pasi tentoi me Vishën të gjente maxhorancën, nuk ka justifikim për të refuzuar Nanon. Propozimi i ish – kryeministrit për Partinë Socialiste është vetëm një lëvizje me objektiv zgjedhjet e ardhshme. Për të fituar Presidencën i takon Nanos të mendojë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com