Edhe Bardhi ‘la jashtë’ Berishën nga grupi i PD-së? Nikollës s’i çoi një listë deputetësh! Analisti: Pse s’i kërkoi llogari Kuvendit! Meçe: Situata absurde

Sali Berisha ka mbetur jashtë grupit parlamentar të PD edhe pse u kthyen të gjithë të përjashtuarit. Kuvendi thotë se sipas kërkesës së Gazment Bardhit, në grupin e PD janë kthyer vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature.

Sali Berisha u përjashtua nga Basha më 9 shtator, një ditë para nisjes së legjislaturës.

Por ajo që vihet re në shkresën e Gazment Bardhit, ndryshe nga shkresat e dërguara më parë drejtuar Kuvendit nga ana e PD-së, mungojnë emrat që duhet të rikthehen.

Analisti Redi Varaku në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, me gazetarin Denis Minga, thotë se minimalisht Gazment Bardhi duhet të reagojë pse nuk është Berisha aty në listë.

‘Duhet të kishte reaguar. Ka marrë një shkresë. Objektivi mbase nuk ka qenë rikthimi i Berishës. Në rastin konkret se kuptoj arsyen pse Bardhi nuk reagon se është Berisha aty. Nuk e shoh më shumë ka qenë pritshmëri e opinionit publik rikthimi ose jo i Berishës. Berisha është vijë e kuqe.’- tha Redi Varaku.

Nga ana tjetër analisti Arben Meçe e konsideron situatën brenda PD-së si absurde, në kushtet kur kryetar i ligjshëm i kësaj force politike është Lulzim Basha dhe se ai e ka përjshtuar Gazment Bardhin

'Absurdi në PD vazhdon. Ke një shkresë aty Lulzim Basha që ka një vulë. Referuar rregullores së Kuvendit, grupet parlamentare janë të partivë dhe përbërjen e cakton kryetarin janë edhe grupe të tjera që janë bashkim deputetësh e jo linjë politike. Kemi grupin zyrtar të PD-së mbajtje të vulës Lulzim Basha. Tani ndodh një absurditet Kuvendi njeh grupin e Gazment Bardhi. Jemi në kushte të një absurdi.

Këtë shkesë e ka firmosur Lulzim Basha. Mbas kësaj shkrese ka një tjetër. Deri dje Kuvendi njihte këtë. Gaz Bardhi nuk është anëtar i kësaj partie. Gaz Bardhi në shkresën që ka dërguar flet mbas një mbledhje që ka bërë PD. Një grup njerëzish kanë vendosur se ashtu siç i përjashtuan thonë do jenë. S’ka të bëjë me Berishën. Pa vulë nuk ndërtohet grupi parlamentar. E thonë se duan të provokojnë.’- tha Meçe.

Nga ana tjetër Përparim Çaça thotë se Bardhi me shkresën e tij i referohet përjashtimeve, siç ka qenë momenti i konstituimit të grupit të PD-së.

‘Thelbi është revokimi i të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi... gjithë ata që janë vet deklaruar në fillim të legjislaturës që ka lindur më 10 shtator, por më 9 shtator kemi deklaratën e fortë të Lulzim Bashës për përjashtim. Berisha është përjashtuar nga grupi para se të shkonin në seancë është ai vendimi i famshëm. Realisht ka qenë i përjashtuar pavarësisht vet deklarimit. Ajo shkresë e Bardhit i referohet përjashtimeve, siç ka qenë momenti i konstituimit të grupit. Bardhi ka kërkuar rikthehen të përjashtuarve.’- tha Çaça.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/04/2024 02:55

    Absurdi eshte /zonjeza Lulushe/-L.Nikolla qe njeh e pranon kerkesen e Bardhit,vete i perjashtuar nga PD,me celsa kashte qe sjell nje liste me emra qe i jane bashkuar Rithemelimit qe eshte vetem nje fraksion ilegjitim ne Kuvend e ne politike.Si i pranoi keta emra t'i rikthente Nikolla?-Sigurisht me propozim nga poshte e urdher nga Lart.Jetojme ne kohera interesante,ne kohera pazaresh te medha politike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët