Lojërat/Dy Koretë me një flamur,
shtrëngim historik duarsh

Lojërat/Dy Koretë me një flamur,<br />shtrëngim historik duarsh<br>
Ceremonia e hapjes për Lojërat Olimpike Dimërore të 2018-s në Pieonchang të Koresë së Jugut, ndërmjet dritave dhe fishekzjarrëve të shumta, qe një prelud i një panorame të gjerë simbolike në përpjekje për të rigjetur paqen.

Hapja spektakolare u karakterizua nga fëmijë që performonin, kukulla gjigande, dhe mijëra kërcimtarë që festuan historinë dhe bashkimin e Koresë.

Brenda një stadiumi me 30.000 njerëz, kishte edhe një skuadër me 200 kërcimtarë nga Koreja e Veriut, të cilët performuan në një temperaturë -3 gradë celsius, në përpjekje për ta mbajtur publikun ngrohtë.

Parada e kombeve shfaqi flamurë të shumtë dhe arriti kulmin kur atletët e të dy Koreve hynë me një flamur të përbashkët.  

Presidenti i Koresë së Jugut  Moon Jae-in dhe kreu ceremonial i shtetit të Koresë së Veriut Kim Yong Nam, të cilët pak më parë kishin bërë një shtrëngim historik duarsh, duartrokitën dhe brohoritën bashkë teksa ekipet hynin.

Ndërkohë, motra e Kim Jon Un-it, u pa të qëndronte e ulur vetëm një rersht pas zv.presidentit amerikan Mike Pence.

[gallery]25526[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit