Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e parlamentit deklaroi se opozita sot duhet ti linte mënjanë hallet e veta të ditës dhe arsyet e bojkotit e të ishte në Kuvend për të votuar shërimin përfundimtar të një mortje 25 vjeçare që ka dëmtuar me mijëra familje shqiptare, që janë lojërat e fatit.
Kjo është betejë Lulzim kundër krimit të organizuar, jo videot që prodhon ti në SHQUP. Betejë është ti heqësh krimit financimin dhe kjo që ne bëjmë sot tregon vendosmërinë tonë, forcën e ligjit pë për ti hequr krimit nga duart bastet, kazinotë elektronike e çdo lloj financimi të paligjshëm
Taulant Balla
Më tej gjatë fjalës së tij, Balla duke folur për lidhjet e drejtuesve më të lartë të PD-së me biznesin e basteve dhe kazinove tha:
Mbrëmjen e djeshme një media kosovare e më pas disa media shqiptare kanë publikuar një fotografi, që në fakt konfirmuan atë akuzë që kam bërë disa herë në këtë foltore të lidhjeve të ish-kryeministrit të asaj kohe me një biznes të pisët.
Doja të ndaja me ju kolegë, shumë vite më parë në këtë foltore akuzoja sesi qeverisja e asaj kohe toleronte lulëzimin, jo Lulin, por lulëzimin si proces natyror të pikave të kazinove në çdo cep të Tiranës e m’u në mes të ish-bllokut. Kryeministri i asaj kohe me furi u përbetua se do të ma bënte fytyrën si këpuca, për shkak të lidhjeve të tij familjare me atë biznes. Mbrëmjen e djeshme një media kosovare e më pas disa media shqiptare kanë publikuar një fotografi, që në fakt konfirmuan atë akuzë që kam bërë disa herë në këtë foltore të lidhjeve të ish-kryeministrit të asaj kohe me një biznes të pisët.
Më vjen keq për shumë media që vrapojnë të nxjerrin çdo lloj fotografie të çdo lloj qytetari dixhital që fsheh Saliu mbrapa e që nuk gjeti 2 cm katror në portalin e vet të nxirrte këtë denoncim të një mediaje kosovare për një rast të konfirmimit real të lidhjes së drejtuesve më të lartë të PD-së me biznesin e basteve dhe kazinove. Po ti hyjmë edhe kompanive të kunatit të “Shokut Xhemal” na dalin dhe aty llogari shkëmbimesh tregtare me sektorin në fjalë. Por PD sot humbi një shans të artë për tu ndarë nga politika kuturru e çështjeve kuturru dhe për të ardhur për të dhënë një votë për njerëzit.Taulant Balla
Fjala e plotë e Taulant Ballës
Kjo është shumë e thjeshtë për këdo që ka veshë të dëgjojë, se kjo është një prej atyre çështjeve që ndan qartë ne që jemi të angazhuar ta kemi vëmendjen tek njerëzit dhe ata që nuk dihet ku janë. Unë besoj që nuk kishte një çështje tjetër përgjatë këtij sesioni parlamentar për të cilën opozita ti linte mënjanë hallet e veta të ditës, arsyet e bojkotit të Kuvendit, por të ishte bashkë me ne për të votuar shërimin përfundimtar të një mortje 25 vjeçare që ka dëmtuar me mijëra familje shqiptare. Ne sot marrim një vendim edhe në luftën tonë të pakompromis kundër krimit të organizuar. Kjo është betejë Lulzim kundër krimit të organizuar, jo videot që prodhon ti në SHQUP.
Betejë është ti heqësh krimit financimin dhe kjo që ne bëjmë sot tregon vendosmërinë tonë, forcën e ligjit për ti hequr krimit nga duart bastet, kazinotë elektronike e çdo lloj financimi të paligjshëm. Tregu i basteve ka qarkulluar 700 milionë me gjithë përpjekjet tona, ende kemi qenë shumë larg kontrollit dhe formalizimit të këtioj sektori. Pjesa tjetër janë para që kanë financuar krimin.
Kjo është domethënia më e qartë e çfarë ne kemi marë përsipër të bëjmë. 7 mijë persona që gjoja dalin papunë, po ju them janë të paktën 70 mijë familje që kanë vuajtur pasojat e kësaj mortje 25 vjeçare. Ne jemi për familjet, për nënat e vajzat që më në fund me 31 dhjetor do të kenë burrin në shtëpi, paratë e bukës për bukë jo për bixhoz e baste.
Doja të ndaja me ju kolegë, shumë vite më parë në këtë foltore akuzoja sesi qeverisja e asaj kohe toleronte lulëzimin, jo Lulin, por lulëzimin si proces natyror të pikave të kazinove në çdo cep të Tiranës e m’u në mes të ish-bllokut. Kryeministri i asaj kohe me furi u përbetua se do të ma bënte fytyrën si këpuca, për shkak të lidhjeve të tij familjare me atë biznes.
Mbrëmjen e djeshme një media kosovare e më pas disa media shqiptare kanë publikuar një fotografi, që në fakt konfirmuan atë akuzë që kam bërë disa herë në këtë foltore të lidhjeve të ish-kryeministrit të asaj kohe me një biznes të pisët. Më vjen keq për shumë media që vrapojnë të nxjerrin çdo lloj fotografie të çdo lloj qytetari dixhital që fsheh Saliu mbrapa e që nuk gjeti 2 cm katror në portalin e vet të nxirrte këtë denoncim të një mediaje kosovare për një rast të konfirmimit real të lidhjes së drejtuesve më të lartë të PD-së me biznesin e basteve dhe kazinove.
Po ti hym edhe kompanive të kunatiti të “Shokut Xhemal” na dalin dhe aty llogari shkëmbimesh tregtare me sektorin në fjalë. Por PD sot humbi një shans të artë për tu ndarë nga politika kuturru e çështjeve kuturru dhe për të ardhur për të dhënë një votë për njerëzit. Janë dy çështje sot. Një çështje që u bën mirë të gjithë fëmijëve të deputetëve socialistë dhe demokratë kudo në Shqipëri dhe PD mungon.
Është projektligji për mbylljen përfundimtare të basteve dhe kazinove ngjitur me dyqanet e bukës dhe shkollave. Kto janë çështjet pse njerëzit na kanë sjellë në këtë sallë, nuk na kanë sjellë për ti thënë unë përditë Lulzimit e Lulzimi mua për ditë do të çoj në Prokurori etj me radhë, por për të votuar ligje ëpr njerëzit. Më vjen keq Lulzim që je zhytur kaq keq, je bërë si një ndërmarrje kinematografike artizanale, e cila nuk gjeti dot skenarist apo një regjizor