Lojërat e fatit dhe pijet energjike në Kuvend, Spiropali sulmon opozitën: Vetëm shpifin

Deputetja e PS, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend teksa përshëndeti nismat për lojërat e fatit dhe ndalimin e përdorimit të pijeve energjike nuk nguroi që të sulmonte opozitën.

Duhet të votojmë këtë projektligj që shkon në thelb të një problemi. Duhet bërë më shumë, ndalimi i  marketingut agresiv, por ky projektligj së bashku me atë të çrrënjosjes së lojërave të fatit është një domosdoshmëri për tú votuar. Bixhozi është një gosti që ushqehet nga të varfrit dhe të pamundurit. Sot do të çrrënjoset ky ves nga rrugët dhe lagjet tona. Është një zhvatje e ekonomisë së atyre që më pak kanë. Këta pronarë të lojërave të fatit që kanë të lidhur me botën kriminale zhvatin më të varfrit. Cila është arsyeja që mungon opozita? Deklaron se është tallje e Ramës, shpifën, ky është kryevesi i tyre. Thanë se do të e merrte një kompani e lidhur me familjarët e kryeministrit, por ku janë? Nga 1 Janari nuk do të ketë më baste dhe shteti do të ketë përgjegjësinë. Jam krenare që do të votoj këto projektligje.

Elisa Spiropali

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor