Lojërat e fatit, MF:Për 18 muaj
shifrat tregojnë ulje të informalitetit

TIRANË - Ndërsa një projektligj në diskutim e sipër synon zgjidhjen e plotë ligjore të problemeve të shumta në industrinë e lojërave të fatit, që fillojnë nga niveli i lartë i evazionit fiskal dhe informalitetit e përfundon me pasojat negative shoqërore që solli zhvillimi pa kriter i kësaj industrie në këto vite, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit NJMLF në Ministrinë e Financave, raporton tregues në rritje të performancës së saj.

Referuar të dhënave zyrtare për periudhën Tetor 2013 – Prill 2015,  janë kontrolluar 6500 pika sekondare lojëra fati; janë konstatuar 1709 shkelje ligjore në fushën e lojërave të fatit; janë plot 144  masa administrative me gjobë ndaj subjekteve të lojërave të fatit në vlerën e 720.000 USD;

Gjatë së  njëjtës periudhë më shumë se 1500 aktivitete lojërash fati të paligjshme janë bllokuar dhe konfiskuar, ndërsa 1149 automate elektronike janë konfiskuar. Sipas informacionit nga NJMLF aktualisht ndaj 9 subjekteve të licencuara është marrë masa administrative “pezullim aktiviteti”, ndërsa masa administrative “bllokim i llogarive bankare” është marrë ndaj 35 subjekteve të licencuara; Po kështu u është hequr licenca 20 subjekteve të licencuara.

Në vijim të kontrolleve specifike dhe zbatimit të masave të aplikuara janë zhbllokuar në favor të shtetit fondet e ngurtësuara të garancisë ndaj 15 subjekteve, të cilët kanë rezultuar debitorë ndaj NJMLF dhe DPT në vlerën 650.000 USD.

Nisur nga shkeljet e vërejtura në raport me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore, njësia përkatëse në Ministrinë e Financave ka plotësuar dosjet dhe ka dërguar për ndjekje penale mbi 40 persona.

NJMLF ka ndërmarrë masa shtrënguese, si dhe ka nisur procesin e kërkimit të pasurive të subjekteve debitorë pranë ZRPP-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit. Në proces janë duke u vendosur barra siguruese ndaj disa automjeteve në pronësi të subjekteve debitorë.

Tashmë e tërë atë histori e “të zezë” e lojërave pa “rregulla loje”, të abuzimeve e shmangieve, e evazionit e mashtrimit tatimor, që u bë një realitet i dhimbshëm në Shqipëri, ku ekziston qindra kompani fantazëm lojërash fati, e ku organizoheshin në mënyrë të paligjshme veprimtari biznesi, tashmë është duke u treguar vetëm si një histori.
Disa nga rezultatet tashmë janë të dukshme.

Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka ushtruar kontroll në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe për çdo akt konstatim, është marrë një masë administrative gjobë ose konfiskim në varësi të shkeljes së konstatuar, si dhe për çdo rast që është konstatuar konsumimi i elementeve të veprave penale, personi është dërguar për ndjekje penale.

Të dhëna të vlerësuara janë edhe arkëtimet e detyrimeve nga NJMLF, si për detyrimet periodike dhe për detyrimet e krijuara përpara Tetorit 2013. 

tabel
Njësia e Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit sqaron publikun edhe lidhur me disa abuzime që janë raportuar në publik lidhur me konfiskimin, magazinimin dhe shkatërrimin e mjeteve të lojërave të fatit. NJMLF sqaron se kjo procedurë është bërë në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti