TIRANË- Kryeministri Edi Rama jep një tjetër mesazh pak orë para votimit në Kuvend të ligjit për lojërat e fatit. Në një status në Twitter, Rama shkruan se nesër do të ndalohet bixhozi, ndërkohë që paralajmëron se po nesër në Kuvend, do të ketë një fjalim për opozitën.

Reagimi i plotë i Ramës:

Nesër në Kuvend për Ligjin që ndalon Bixhozin(kazino, baste sportive,baste për gara qensh, kuajsh,luftra gjelash,off apo online, pa asnjë përjashtim)! E po nesër dhe ca fjalë për Lloto Opozitën e për bastet e gjysmagjelave të kazanit politik të baltës së shpifjeve e të akuzave.

Ora 19:45/ Bastet në Kuvend, Basha: Vendi s’ka më gjykatë, as qeveri por një tufë banditësh. Fundi është i sigurtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një reagim të fundit në Twitter, i ka kthyer përgjigje për bastet kryeministrit Edi Rama. Basha thotë se në Shqipëri s’ka më as qeveri dhe as Kuvend. Kryedemokrati paralajmëron se sipas tij, fundi i ‘diktaturës kriminale’ është i sigurtë.

Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por nje tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin. Përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit i sigurte.

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike