Lojërat Evropiane/ Eliminohen sportistët shqiptarë, të pafat në boks dhe taekwondo

Lojërat Evropiane/ Eliminohen sportistët shqiptarë, të pafat në boks dhe taekwondo

Nga ndeshja e boksierit Redis Karaj

Lojërat Evropiane të Polonisë kanë vijuar me ditën e katërt, teksa sportistët shqiptarë kanë qenë të pafat në boks dhe taekwondo. Në boks, Redis Karaj dhe Gelian Rojku janë eliminuar, teksa fat të njëjtë ka pasur edhe Juirdo Cani në taekwondo.

Boksieri kuqezi Redis Karaj është ndeshur me rivalin italian Salvatore Cavallaro në peshën 80 kilogramë, por nuk ka arritur që të kualifikohet në turin tjetër të eventit, pasi është mposhtur me pikë 5-0 pas tre raundesh nga italiani.

Boksieri Gelian Rojku ka debutuar në Lojërat Europiane 2023, në peshën 92 kilogramë. Sportisti kuqezi është mposhtur me pikë 5-0 nga gjermani Alexander Christian Okafor, duke u eliminuar nga turneu.

Edhe sportisti tjetër Juirdo Cani ka garuar ditën e sotme në Lojërat Europiane 2023 në sportin e taekwondo. Cani është mposhtur 2-1 nga italiani Dennis Baretta.

Nga ana tjetër, Alvin Karaqi shkroi dje historinë dhe ka marrë medaljen e artë  në karate. Në disiplinën e karatesë kumite deri në 84 kilogramë, sportisti kuqezi bëri që të dëgjohet himni shqiptar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale

Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale