Me rastin e ndezjes së flakës olimpike, 100 ditë para nisjes së Lojërave Olimpike, ambasda franceze në Tiranë mbajti një takim për të treguar detaje nga aktiviteti më i madh sportiv që mbahet në botë.
Në Paris nga data 26 korrik deri më 11 gusht do jenë rreth 15 mijë atletë nga 203 delegacione, të cilët do nderohen me mbi 4500 medalje, ndërsa gjithashtu marrin pjesë edhe 1200 përfaqësues shtetesh.
“Kanë kaluar 100 vjet nga organizimi për herë të fundit i Lojrave Olimpike në Francë ndaj për ne është një krenari, shans dhe një përgjegjësi e madhe. Unë uroj që atletet shqiptarë, të cilët po përgatiten fort, të marrin jo një por shumë medalje. Do ishte diçka shumë pozitive edhe për ne",-tha Catherine Suard, ambasadore e Francës në Shqipëri.
Kërcënimi më i madh për këto Lojëra Olimpike është terrorizmi, në një kohë kur Franca edhe më herët ka qenë objektiv i këtyre akteve makabre.
“Në Francë janë marrë të gjithë masat, që sportistët, shikuesit, delegacionet të mos rrezikohen nga terrorizmi. Patëm masa shumë të mira në kampionatin botëror të regbisë vitin e kaluar dhe mund të themi se kemi shumë eksperiencë. Është një mobilizim i paprecedente i policisë dhe xhandarmërisë sidomos në ditën e hapjen me 45 mijë forca dhe në ditët në vijim me 30 mijë. Terrorizmi është një kërcënim serioz, por Franca ka një dëshirë të madhe që ky aktivitet Botëror të zhvillohet në kushtet më të mira të mundshme",-shtoi ajo.
Deri më tani Luiza Gega është e vetmja që ka siguruar pjesmarrjen në Lojërat Olimpike për Shqipërinë, ndërsa në ditët në vijim do bashkohen edhe të tjerë sportistë.
K.M/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4324
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33
-
Siri/ Me jelek anti-plumb, vizita e parë e zyrtarëve evropianë pas rënies së Assad, udhëheqësi sirian shtrëngon dorën me ministrin francez, por ministres gjermane i tund vetëm kokën (VIDEO)
3 Janar, 16:11
-
Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë
25 Dhjetor 2024, 18:20
-
U shkrumbua nga zjarri i 2019/ 'Notre-Dame de Paris' pret meshën e parë të Krishtlindjeve
25 Dhjetor 2024, 12:48
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor 2024, 12:59
-
Si Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mund të kapërcejë hendekun midis Trump dhe Evropës! Analiza e CNN
16 Dhjetor 2024, 09:53
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor 2024, 13:10
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor 2024, 22:07
-
Rihapja e Notre Dame në Paris/ U takua me Elon Musk dhe Trump, Osmani: Kemi besim në mbështetjen e fortë të SHBA-së! Biseduam dhe për luftën ndaj dezinformimit
8 Dhjetor 2024, 21:44
-
Sot ceremonia e hapjes së katedrales Notre-Dame/ Presidentët Trump dhe Zelensky kanë mbërritur në Paris
7 Dhjetor 2024, 16:35
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor 2024, 15:01
-
Tronditet Parisi! Një 77 vjeçar i armatosur hap zjarr brenda ‘McDonald’s’, një i vdekur
22 Nëntor 2024, 17:38