Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, Franca nis përgatitjet! 35 mijë forca sigurie, frikë nga sulme të mundshme me dron

Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, Franca nis përgatitjet! 35 mijë forca sigurie, frikë nga sulme të mundshme me dron

Franca do të vendosë 35,000 personel sigurie dhe ushtarakë për të mbrojtur ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024 nga kërcënimet, përfshirë sulmet me dron.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet përgjatë një shtrirjeje 6 km të lumit Seine, me 160 varka me atletë dhe zyrtarë nga më shumë se 200 vende. Në rrugë pritet të jenë të pranishëm më shumë se 600 mijë njerëz.

“Dronët përfaqësojnë një kërcënim krejtësisht të ri.  Ne kemi bërë shumë punë për kërcënimin klasik, qoftë delikuent, qoftë person i armatosur me armë, me bombë. Ne dimë ta zbulojmë dhe ta luftojmë këtë kërcënim”- tha ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin.

"Ardhja e dronëve të ngarkuar me eksploziv në teatrin e operacioneve civile është e re. Nuk ka siguri se ky kërcënim do të materializohet, por është më e vështira për t'u ndalur"- shtoi ai.

Ceremonia e hapjes së Parisit 2024 do të jetë e para e mbajtur jashtë një stadiumi në një lojë verore. Organizatorët po planifikojnë të instalojnë flakën olimpike në Kullën Eifel, në majë të monumentit. Lojërat Olimpike 2024 zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Margarita Xhepa me rol nderi, ‘Bubbles’ si etyd për pritjen’, Meri Dishnica: Kasti e produksioni italian, tema universale!  S’ ka kohë as vend, është gjendje humane

‘Margarita Xhepa me rol nderi, ‘Bubbles’ si etyd për pritjen’, Meri Dishnica: Kasti e produksioni italian, tema universale! S’ ka kohë as vend, është gjendje humane