Shqipëria është destinacioni i rradhës i Lojrave Sportive Rinore ku shumë të rinj nga vende të ndryshme të Ballkanit do të vijnë në vendin tonë për të organizuar aktivitete sportive amatore.
Këto lojra janë një veprimtari sportive amatore që mbledhin së bashku gjatë pushimeve fëmijët dhe të rinjtë nga shkollat fillore dhe ato 9-vjeçare gjatë pushimeve, duke u mundësuar atyre që të marrin pjesë dhe të konkurrojnë falas në 10 disiplina sportive.
Synimi i organizimit të këtyre lojrave është pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve të cilët japin një kontribut të prekshëm në shoqëri të cilët nëpërmjet sportit kultivojnë shpirtin e punës dhe të skuadrës.
Në fakt, duke u bazuar në numrin e konkurrentëve, Lojërat Sportive Rinore janë veprimtaria më e madhe sportive amatore në kontinentin evropian dhe në 2013-tën. Ambasadorët e Lojërave Sportive Rinore përfaqësojnë një listë të gjerë me emra të spikatur, duke nisur nga politika, me Eurokomisionerët Shtefan Fyle dhe Oli Rehn, me Europarlamentarët Martin Shulc, Eduard Kuka, Tanja Fajon etj.
Lojrat sportive Rinore kanë nisur fillimisht në Kroaci në 1996.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO