Lojrat Mesdhetare/ Rusi Abakarov siguron medaljen e parë për Shqipërinë, 2 eliminime në boks! Shkëlqen Petrov

Shqipëria ka siguruar medaljen e parë në Lojrat Mesdhetare të Oranit në Algjeri dhe kjo falë mundësit rus të natyralizuar Zelimkhan Abakarov. Në stilin e lirë, mundësi që garon në peshën 65 kilogramë fitoi fillimisht në ¼ kundër turkut Munir Recep, ndërsa në gjysmëfinale s’e diskutoi për asnjë moment serbin Stevan Micic, të cilin e mposhti me rezultatin 9-0.

Për rrjedhojë Abakarov është kualifikuar në finale ku sonte do përballet me egjiptianin Yehia Hafez dhe e sigurtë është medalja e argjendtë, por rusi i natralizuar në shqiptar do tentojë të artën. Ndërkohë në boks pas Arjon Kajoshit janë eliminuar edhe Ardit Nurja me Nelson Hysën, ndërsa në garë ka mbetur ende vetëm medalisti botëror Alban Beqiri.

Ndryshe nga boksi në gjimnastikën artistike Matvei Petrov, një tjetër rus që garon për Shqipërinë, ka bërë një paraqitje fantastike në disiplinën e kalit me doreza. Petrov është kualifikuar në tetë më të mirët, ndërsa të mërkurën do jetë finalja ku shpresohet për një tjetër medalje.

Fatkeqësisht në Lojrat Mesdhetare të Oranit nuk do garojë dot peshëngritësja Evengjali Veli, e cila pak ditë më parë u shpall kampione Europe në stilin e shkëputjes, pasi ka rezultuar pozitive me COVID.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja