Lojrat Opimpike Rio 2016, pritje në
Kryeministri për sportistët shqiptarë 

Lojrat Opimpike Rio 2016, pritje në<br />Kryeministri për sportistët shqiptarë 
Në Lojrat Olimpike që do të zhvillohen në Rio De Janerio më 5 gusht Shqipëria do të jetë e përfaqësuar nga 8 sportistë.

Ditën e sotme në Kryeministri është zhvilluar pritja e sportistëve shqiptarë që do të shkojnë në Rio më datë 5 gusht.

Të pranishëm në këtë takim ishte zv/kryeministri Peleshi dhe ministrija e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla.

Në fjalën e tij e tij zv/kryeministri Peleshi u shpreh se sportistët tanë nuk duhet të dekurojahen por të shkojnë në Lojrat Olipmike plot vetëbesim.

Peleshi gjithashtu shtoi se ata duhet të ndjekin shembullin e atletes Luiza Gega, e cila u shpall disa ditë më parë nënkampione e Europës.

Gega gjithashtu e pranishme në këtë takim, falenderoi ministren e Arsimit, zv/kryeministrin Peleshi dhe trajnerin e saj për mbështetjen e vazhdueshme.

Ajo gjithashtu nuk la pa përmendur faktin se ka nevojë për akoma më shumë mbështetje për të arritur me larg në fushën e sportit. 

Redaksia Online 
XHK/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës