Në pritje të ndeshjes së parë të turit futbollistik në Amerikë, të Shteteve të Bashkuara kundër Los Angeles Galaxy, duket se lojtarët e skuadrës së Manchester United po e shijojnë udhëtimin e tyre në amerikë, teksa janë parë duke shëtitur nëpër rrugët e Beverly Hills. Ndër lojtarët e Anglisë përfshihen Wayne Rooney, mesfushori Skocez Darren Fletcher dhe pasuesi Japonez Shinji Kagawa, të cilët po bënin xhiro me makinat kabriolet të mundësuar nga sponsori i ri i fanellave të skuadrës.

Gjatë shëtitjes së tyre ata ndaluan dhe në stacionin e zjarrfikësve të Beverly Hills ku kaluan pak kohë me ta duke u firmosur autografë në topat e futbollit. Ndeshja hapëse mes SHBA-së dhe LA Galaxy në stadiumin Rose Boël në Pasadena do të jetë e para ne pritje të tre të tjerave në Denver, Washington dhe Detroit si pjesë e Kampionati të Kupës Ndërkombëtare.

Ndonëse ture të tilla mund të jenë fitimprurëse për klubin, pas nënshkrimit të marrëveshjes së re me kompaninë Adidas për 10 vjet me një vlerë prej 750 milion paundë, menaxheri i skuadrës Van Gaal thotë se kjo pengon përgatitjet për klubin e tij të ri.

Ish menaxheri i Barcelonës, Bajernit dhe Ajax Amsterdamit ka thënë për shtypin anglez se ata janë në prag të nisjes së sëzonit të ri dhe aktivitete reklamuese, me distanca kaq të largëta nuk ndikojnë pozitivisht në përgatitjen e futbollistëve.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)