Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të enjte më 12 tetor në "Air Albania" kundër Çekisë, me sfidën që vlen për grupin E të kualifikueseve të Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë në vendin e parë, me dy pikë më shumë se çekët që kanë edhe një ndeshje më pak.
Për tanët ky është një duel deçiziv, që mund të vendosë shumë nëse do shkojmë në finalet e një Europiani për herë të dytë. Në lidhje me këtë, trajneri i çekëve, Jaroslav Šilhavý ka bërë publike edhe listën e lojtarëve të grumbulluar.
Nga një vështrim i shpejtë duket se pjesën dërmuese e zënë lojtarët e Slavias apo Spartës së Pragës, si edhe Viktoria Plzen. Veç emrave nga kampionati vendas, vetëm David Zima luan në Serie A, apo edhe Tomas Pekhart që është koleg me Ernest Muçin në sulmin e Legias.
Pasi publikoi listën, në konferencën për mediet Jaroslav Šilhavý tha se do udhëtojnë drejt Tiranës për fitore, paçka se e dinë që kuqezinjtë kanë një ekip të mirë.
Jaroslav Šilhavý
"Besojmë se mund t’ia dalim. Është mirë që të gjithë lojtarët janë në formë. Nuk dua të bëj ndryshime menjëherë në çdo takim. Ne e dimë se çfarë na pret atje. Ndeshja në Shqipëri ndoshta do të jetë shumë më e vështirë se ajo në shtëpi. E kemi bërë të vështirë, por besoj se mund t’ia arrijmë qëllimit kur bëhet fjalë për të luajtur për gjithçka", deklaroi trajneri çek.
Lista: