'Lojtarët gabuan', Edlir Tetova pas eliminimit nga CL: Egnatia ishte në presion, s'e di pse

'Lojtarët gabuan', Edlir Tetova pas eliminimit nga CL: Egnatia ishte në presion, s'e di pse

Edlir Tetova, trajneri i Egnatias


Egnatia është jashtë Conference League në turin e dytë, teksa u mposht në "Loro Boriçi" 0-2 nga islandezët e Vikingur. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i kampionëve të Shqipërisë, me Edlir Tetovën që pranoi gabimet e të tijve.

“Të vjen keq, se pjesën e parë kishim presion, nuk e di pse na vjen. Mendoj se lojtarët nuk ishin në detyra, në pjesën e parë mund të kishim pësuar edhe gol tjetër, ishte fati me ne. Në pjesën e dytë reaguam me ndryshimet, ishim afër golit, por portieri kundërshtar bëri diferencën dhe duhet të pranojmë këtë humbje. Nuk është se kundërshtari dominoi, nuk ishim ne në detyra, në kohën e presingut ishim vonë, sidomos sulmi.

Menduam të ndryshonim skemën dhe na doli efikase, shkuam para portës, por gjithmonë pa shënuar gola. Mendoj që duhej të kishim bërë më mirë kohën e presingut dhe më shumë qarkullim topi, ishim shumë të trembur, sidomos në pjesën e parë.

Mungesat? Mendoj që Xhemajli është një forcë e ekipit në mbrojtje. Ai mungoi, por edhe të tjerët nuk bënë keq, të dy golat mund të ishin të evitueshëm, por duhet të pranojmë rezultatin.

Goli i dytë? Nuk e kam parë ende aksionin, por mendoj se ishte gabimi i lojtarëve të mi që nuk shoqëruan deri në fund tre lojtarët e linjës së parë. Sa i përket VAR, nëse nuk ka, duhet ta pranojmë. Nuk mendoj se do të ndikojë kjo humbje te kampionati. Kemi hequr disa lojtarë dhe duhet pak kohë të përshtatim disa lojtarë se nuk kanë minutat e duhura, Të shohim deri në fund afrimin e një lojtari tjetër në sulm që do të jemi të plotë”, tha Tetova për RTSH pa ndeshjes.


Lajmi kryesor:

Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë

Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë