Shkodër- Në qarkun e Shkodrës vijon megaoperacioni policor antikanabis, i koduar “Territor i pastër”.

Policia ka publikuar pamje të këtij operacioni ku efektivët e policisë ushtrojnë kontrolle në të gjithë territorin duke identifikuar dhe asgjësuar parcela me kabanis. Në total janë asgjësuar 8839 bimë kanabisi.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara u asgjësuan:

957 bimë kanabis në territoret e njësive administrative Pult, Shosh, Postribë;

2167 bimë kanabis në territorin e njësisë administrative Temal;

72 bimë kanabis në territorin e njësisë administrative Qelëz;

57 bimë kanabis në territorin e njësisë administrative Iballë.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve përgjegjës.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.