Lojtarët që i bashkohen Kosovës
grupi ku luan për Botërorin 2018

Lojtarët që i bashkohen Kosovës<br />grupi ku luan për Botërorin 2018
Anëtarësimi i Kosovës në FIFA ka qenë ‘qershia’ mbi tortë duke mbyllur një kapitull të gjatë vuajtjesh për futbollin kosovar.
 
Tashmë hapi i radhës është përgatitja për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Rusisë, që do të nisin në shtator të 2016. Kosova do të jetë në grupet I ose H, pasi këto dy grupe kanë nga 5 ekipe.
 
Nëse Kosova do të vendosej në grupin H, atëherë do t’i luante eliminatoret kundër Belgjikës, Bosnjës, Greqisë, Estonisë dhe Qipros. Ndërsa në grupin I janë këto ekipe: Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia dhe Finlanda.
 
Për vendosjen në grupet do të pritet UEFA, ndërsa më parë Kosova përgatitet për konsolidimin e grupit për të bërë një paraqitje të mirë dhe për këtë pritet që të ketë lëvizje surprizë në disa kombëtare duke pasur parasysh që shqiptarë nga Kosova luajnë në disa kombëtare.  
 
Së pari duke filluar nga Shqipëria, ku në drejtim të Kosovës pritet që të lëvizin disa lojtarë, ndoshta i pari Alban Meha, që nuk është më në planet e trajnerit De Biasi, por nuk përjashtohen edhe të tjerë.
 
Pas Shqipërisë vjen Zvicra, Granit Xhaka gjithmonë e ka lënë të hapur mundësinë që një ditë mund të veshë fanellën e Kosovës, por pse jo edhe Shaqiri mund të bënte një gjë të tillë.
 
Mediat belge me ironi shkruajnë se përballë tyre mund të jetë ‘molla e sherrit’ e disa shteteve 2 vite më parë, Adnan Januzaj kur refuzoi Shqipërinë dhe Anglinë për Belgjikën, por duke parë që nuk është planet e trajnerit mund të zgjedhë të vazhdojë karrierën me Kosovën.
 
Por për këto dhe shumë lëvizje të tjera duhet të presim përfundimin e Europianit të Francës 2016.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?