Pas dhënies së çmimit  "Lojtari më i Mirë i Vitit 2016" nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit për Hamdi Salihin, ishte rradha e Kosovës për të bërë të njëtën gjë.

Në ceremoninë e zhvilluar në Prishtinë ditën e djeshme lojtari më i mirë i vitit 2016 u shpall Valon Berisha pas paraqitjeve të suksesshme me ekipin e Red Bull Salzburg dhe Kombëtares së Kosovës në eliminatoret e Kupës së Botës.

Çmimin e fituesit e dorëzoi Presidenti i FSHF, Armando Duka në prani të homologut të tij, Fadil Vokrri.

Një çmim mirënjohjeje mori edhe Drejtori i Përgjithshëm i ‘SuperSport’, Alban Jaho, për mbulimin e gjërë të ndeshjeve të kampionatit kosovar.

Më tej presidentët Duka e Vokrri, pyetur nga mediat vendase, folën lidhur me projektet e përbashkëta në të ardhmen të dy federatave të futbollit.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com