Zgjatet deri në 23:00 orari për muzikën në lokale, Rama: Kush do të kërcejë gjatë natës të organizohet në natyrë ku nuk shqetëson njeri

TIRANË- Nga nesër muzika në lokale do të ndalet në 23:00 jo 22:00! Kjo masë e re është njoftuar nga kryeministri Edi Rama, që vjen pas pezullimit të shërbimit për 24 orë nga lokalet në Lungomare. Për ata që duan që të kërcejnë përtej orës 23:00, Rama u thotë që të organizohen në natyrë, aty ku nuk shqetësojnë askënd. Si një përgjigje për revoltën e pronarëve të bizneseve në Lungomare, Rama shkruan se aty s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme. 

Sipas tij, e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore nuk fiton mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

"Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s'ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë 2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit. 3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri - si në tërë botën e civilizuar turistike", shkruan Rama. 

Sot 90 biznese në zonën e Lungomares në Vlorë janë mbyllur në shenjë proteste, pasi kërkonin zgjatjen e orës policore me argumentin se puna e tyre po dëmtohet. Një ditë më parë ata në orën 22:00, kur është edhe orari që ndalohet muzika kanë vendosur Himnin Kombëtar, protestë e cila ndonëse nisi paqësisht përfundoi me disa të shoqëruar në Komisariate. Në protestë sot dolën edhe bizneset në zonën e Shëngjinit dhe Tales, të cilët kërcënuan se nëse nuk do të ketë një reagim nga ana e autoriteteve do të veprojnë njësoj si kolegët në Vlorë. 

Postimi i kryeministrit Edi Rama

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:05
Muzikë deri në orën 23:00, kreu i operatorëve turistik në Vlorë për Report Tv: Falënderojmë Ramën, anulojmë protestën që kishim organizuar për sot në mbrëmje

 

Zgjatja e orarit të muzikës deri në orën 23:00, njoftim që u bë me dije sot nga kryeministri Edi Rama, duke se ka kënaqur edhe kërkesat e pronarëve të lokaleve në Vlorë. Në një lidhje telefonike për "Report Tv", kreu i operatorëve turistik në Vlorë, Vasil Bedinaj përshëndeti njoftimin e kryeministrit, ndërsa tha se tashmë kanë anuluar edhe një protestë masive që kishin organizuar për t'u mbajtur mbrëmjen e sotme, në orën 19:30.

"Përshëndesim edhe vendimin e kryeministrit për zgjatjen e orarit. Ka qenë një gjë që sektori ynë, pas shumë diskutimeve, kemi dalë në përfundimin që duhej bërë kjo gjë., Vlora është një qytet turistik dhe pas një viti shumë të vështirë qoftë për ne dhe qeverinë, por në asnjë moment nuk e ka mbështetur biznesin. Për shmangur falimentimin e subjekteve, duhej kjo gjë. Do të ishte më e udhës që qeveria të detyronte qytetarët të bënin vaksinën në mënyrë që të ecte ekonomia. Reagimi i kryeministrit ishte shumë pozitiv, erdhi në momentin e duhur sepse situata po përkeqësohej, ishte organizuar një protestë më masive në orën 19"30, ne po e heqim këtë si opsion dhe falënderojmë kryeministrin që e zgjidhi këtë ngërç. Jemi ok me këtë njoftim që morëm nga kryeministri", tha ai.

Kryeministri Edi Rama reagoi sot me një postim në Twitter, pas protestës së pronarëve të lokaleve të Vlorë, të cilët në shenjë proteste kundër orës policore, mbyllën sot bizneset e tyre përgjatë Lungomares.

Rama bëri me dije zgjatjen me një orë të lejmit të muzikës në lokale dhe po ashtu edhe heqjen e orës policore në zonat turistike.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 19/07/2021 11:59

    100% dakort me Ramën që në lungomare ka ndotje të qelbur akustike. Më mirë pa muzike, njerëzit gumëzhijnë nga bisedat, lokalet plotë janë prapë. Jo tallavasë së këngëve me raki të ylli bakës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale