Dorian Çela është një qytetar nga Tirana, pronar i një bar-kafeje në zonën e Yzberishtit. Sikundër çdo biznes tjetër, kjo situatë ka prekur drejtpërdrejtë edhe atë si pronar i një biznesi të vogël. Në stafin prej katër vetash Doriani shpjegon se dëmi me përafërsi që ka shkaktuar mbyllja e biznesit të tij që prej datës 11 mars, kur ai uli qepenat shkon në 3 mln lekë.
"Përveç punës që ishim të angazhuar tashmë jemi në karantinë. Që më datë 11 mars e kemi mbyllur biznesin. Asnjë veprim që pres asaj dite. Ne jemi një biznes i vogël, një bar-kafe. Kam katër punonjës në lokalin tim. Në qoftë se kjo është një situatë që nuk i dihet fundi, shpresojmë të ndodh më e mira. Është e vështirë për një biznes të vogël, duke pasur parasysh sakrificat me të cilat e kemi ngritur biznesin, si kreditë, taksat, pagat. Dëmi është pak a shumë 3 mln lekë. Të rrimë në shtëpi kjo është shifër e lartë për ne. Punëtorët janë shlyer që më datë 1 mars. Kemi punuar normalisht deri më datë 10 mars, pastaj pas urdhrit ne e mbyllëm. Ishim të ndërgjegjshëm, bëmë mbledhje si staf dhe vendosëm këtë. Tani jemi në pritje të urdhrit të dytë kur fillojmë. Në lokalet i paguajmë punëtorët çdo 15 ditë, por kjo është një gjë që do menduar, nëse do t’ia jap në dorë apo do ja kaloj në bankë, përfshi dhe sigurimet bien mbi kurrizin e pronarit. Normalisht unë nuk kam fuqi t’i paguaj duke qëndruar në shtëpi, se edhe unë nuk jam në punë. Si biznes i vogël kam një apel,si një forcë jo shumë e madhe duke mos ditur sa do të zgjasë kjo situatë, kërkojmë që kryeministër t’i marrë gjërat hap pas hapi dhe ato që diskuton të jenë shembuj konkret. Të bëhet diçka konkrete. I bie që prilli të ketë faturat e dritave dhe ujit, siguracionet, qiraja, taksa e hapësirës publike, janë shumë gjëra. I bie që unë në ditën që do hap lokalin pas kësaj situate është sikur e hap nga e para. Sepse ne jemi biznes i vogël nuk kemi shumë fuqi, ndryshe nga një biznes i madh", tha biznesmeni.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.8%
-
Jo
63.3%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 761
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 janari/ Meçe në ‘Repolitix’: Krim shtetëror, Berisha dhe Basha vranë qytetarët! Strasburgu i ‘certifikoi’ si kriminelë
21 Janar, 21:42
-
Spahiu për 21 Janarin: Jam pesimist, mendoj se urdhëruesit e vrasjeve nuk do dënohen kurrë! Disa nga veprat rrezikojnë të parashkruhen
21 Janar, 21:20
-
Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim
18 Janar, 17:09
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42