ELBASAN- Një lokal në lagjen “Vullnetari në Elbasan është shndërruar në një skenë krimi mbrëmjen e kësaj të diele.
Një debat mes 2 personave ka agravuar deri në dhunë, ku mësohet se 41-vjeçari Adrian Qosja, pas një konflikti fizik me një 24-vjeçar me inicialet BK., është rrëzuar nga shkallët nga ky i fundit e për pasojë ka pësuar dëmtuar në kokë. Ai është transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. I plagosuri, nga sa thonë burimet për Report Tv, është në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, pak orë pas ngjarjes, policia vuri në pranga autorin e dyshuar, i cili akuzohet për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje". Nuk dihen ende arsyet e sherrit mes tyre, teksa policia vijon me hetimet.
I ka zgjatur vetëm pak orë arratisja të riut që dyshohet se plagosi rëndë 41-vjeçarin në Elbasan. Policia njofton se në pranga ka rënë 24-vjeçari me inicialet B.K., i cili akuzohet se pas sherrit me 41-vjeçarin Adrian Qosja e ka shtyrë atë nga shkallët duke i shkaktuar plagë të rënda. Nuk dihen arsyet që çuan në sherrin mes tyre, ndërsa Qosja ndodhet në Spitaline Traumës në gjendje të rëndë.
Policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.