Lokali në Butrint, Kumbaro për
Report Tv: 100% brenda kritereve

Lokali në Butrint, Kumbaro për<br />Report Tv: 100% brenda kritereve
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pretendon se projekti brenda në Parkun e Butrintit është 100% brenda kritereve. Ndryshe nga pamjet e publikuara nga Report Tv, ku duket qartë se aty po bëhet një ndërtim privat me hekur, beton dhe tulla, Kumbaro e mohon një gjë të tillë dhe nxitimthi jep një përgjigje të cunguar që anashkalon problemin dhe llogaridhënien institucionale.
 
"Nuk ka beton dhe hekur në atë kuptim që e thoni ju. Është një projekt i miratuar 100% brenda kritereve dhe rregullave", tha Kumbaro. 

Por siç duket edhe nga këto pamje, ministrja i është fshehur llogaridhënies dhe nuk ka denjuar të gjejë dy sekonda kohë për t'i dhënë përgjigje me mirësjellje pyetjes së gazetares së Report Tv. Ndërtimi i një biznesi privat brenda parkut të Butrintit, pranë Kullës Veneciane dhe murit që daton në shekullin e VI-VII përpara Krishtit, është tashmë një shqetësim permanent pasi po shkatërrohet një nga vlerat e trashëgimisë kulturore. Në një reagim të disa ditëve më parë, Ministria e Kulturës ka pranuar se ka dhënë leje për ndërtimin brenda Parkut dhe për më tepër për qëllime biznesi, me argumentin se po "kryhet përshtatja e ambienteve ekzistuese që ofrojnë shërbime tregtimi, me struktura të përkohshme dhe në përputhje me të gjithë parametrat e parashikuara nga konventat e UNESCO-s".

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.