Lokomotiva e ekspozuar tek ish-Stacioni i trenit, Stamati: Shqipëria ka humbur shumë nga parku i transportit hekurudhor
Lokomotiva 'Avullorja 02'
Restauratori Frederik Stamati ka publikuar një foto të lokomotivës së parë të prodhuar në Poloni për hekurudhën shqiptare, të quajtur "Avullorja 02" e cila është e ekspozuar në ish-stacionin e trenit në kryeqytet.
Ai ka treguar se Shqipëria ka humbur shumë nga parku i transportit hekurudhor, duke mos ruajtur asnjë nga kjo kategori, e cila ka qenë shumë e zhvilluar ndër vite.
Starova është shprehur se i është drejtuar Ministrisë së Transportit, Drejtorisë së Hekurudhave, Ministrisë së Kulturës që t'i kemi këto mjete dhe më pa stë restauroheshin.
Postimi i plotë i Frederik Stamatit:
Lokomotiva e parë e prodhuar në Poloni për hekurudhën shqiptare. Tashmë është e ekspozuar në ish-stacionin e trenit në Tiranë. Gjë e veçantë dhe për të cilën duhet të falenderojmë nismëtarët.
Shqipëria ka humbur shumë nga parku i transportit hekurudhor. Kemi patur lokomotiva shekullore: ku përfunduan? Kemi pasur vagona të vitit 1880. Ku janë? Kemi pasur vagona pasagjerësh të tipave nga më të ndryshmet, me të cilat mjete mund të bënim një muze shumë tërheqës të transportit hekurudhor. Po vagoni i parë i mallrave i prodhuar në Shqipëri, a është? Po vagoni i parë i udhëtarëve, i prodhuar në Shqipëri, a është? Po uniformat e personelit të hekurudhës? Po mjetet e sinjalistikës, po biletat, po ata flamujt e fatorinove, kandilat, bilbilat, etj, etj, etj?
Dikur, në emër të shoqatës së Restauruesve shqiptarë iu drejtova për këtë çështje Ministrisë së transportit, Drejtorisë së Hekurudhave, Ministrisë së Kulturës, e bisedova me shoqata me mundësi financiare, që të paktën t'i kishim këto mjete, një për çdo tip, e pastaj me kohë t'i restauronim. Edhe po t'i shisnim mendoj se do të kishte më shumë të ardhura se sa në furrat e shkrirjes. Por....
Pllaka e lokomotivës "Avullorja 02"
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
Nuk mund te publikojme te kaluaren me sukseset e saj,sepse dalin ne pah hajnite e te ashtuquajturit pluralizem,demokraci,kapitalizem....
PërgjigjuVetem ne Shqiperi ose me sakte ne Albanistan ndodhin te tilla gjera. Ndertesa ku ka filluar transmetimet Radio Tirana ne vend qe te ishte Muzeu i Radios eshte lene ne meshire te fatir u fol se do te ngrihej Muzeu kombetar i filmit edhe ai ngeli ne leter po keshtu do te ishte me shume interes qe te ngrihej edhe muzeu i hekurudhes Te tilla aktrakcione do te terhiqnin nje numur te kinsiderueshem turistesh vendas dhe te huaj.
Përgjigjuik vrit veten se as qenve s'i hyn ne pune ti