Lombardia falënderon vendet që iu gjetën pranë gjatë luftës, në mesin e tyre edhe Shqipëria (VIDEO)

"Faleminderit vëllezër!" Me këto fjalë dhe me anë të një video rajoni i Lombardisë ka falenderuar të gjithë vendet që iu gjetën pranë në periudhën më të këqe të tij, gjatë përballimit të koronavirusit.

Lombardia ka qenë zona më e prekur në Europë nga COVID-19 dhe aktualisht është edhe rajoni me më shumë fatalitete për koronavirusin në kontinentin e vjetër. Në videon e shpërndarë ka vend padiksutim edhe për Shqipërinë, e cila dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermier.

Në këtë periudhë Lombardia nuk u ndihmua vetëm me mjekë dhe infermier, por më të gjithë mjetet e nevojshme spitalore për përballimin e kësaj situate të jashtëzakonshme. Në shtet që kontribuan sadopak përveç Shqipërisë ishin edhe Australia, Kina, Koreja e Jugut, Kuba, Izraeli, Novegjia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Rusia, Amerika, Zvicra, Tunizia, dhe Ukraina.

Ndërkohë përveç ndihmës së parë Report Tv mëson ekskluzivisht se një grup tjetër infermierësh, prej 60 personash, është nisur drejt Italisë për të kontribuar për situatën ndaj pandemisë. 60 infermierët që janë nisur drejt Italisë, jo të gjithë kanë qenë të punësuar aktiv. Ato priten që të trajtohen për disa ditë në Itali, ku dhe më pas do të nisin punën në spitalet COVID-19. 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë