LONDER – Shqipëri, Itali, Britani e Madhe. Një jetë e tërë në arrati, duke lënë pas vetes një seri krimesh dhe dënimesh. Pak ditë më parë gjithçka përfundoi në Londër. Arjan Prifti, 43 vjeç, me një numër pafund pseudonimesh dhe krimesh, kërkohej në vendlindje, Shqipëri, për një vrasje të rëndë për të cilën ishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Ndërkohë kërkohej edhe nga policia italiane në Vicenza që 12 vjet më parë e kishte ndaluar pasi kishte detyruar një minorene 14-vjeçare të prostituohej. Për këtë ishte dënuar me 13 vjet burg. Por në momentin e aplikimit të dënimit kishte arritur të humbte gjurmët.
Pak ditë më parë shqiptari u arrestua nga Interpoli pas një urdhri ndërkombëtar. Tani gjendet në një burg në Britaninë e Madhe dhe ka gjasa që pas pak kohësh të ekstradohet në Shqipëri ku do të vuajë dënimin. Ndoshta mendonte se në një metropol të madh si Londra askush nuk do ta zbulonte. Pas kaq vitesh kush do të kujtohej më për të? Pikërisht kur nuk e priste është zbuluar dhe arrestuar.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com