LONDËR - Zyrtarët e 21 vendeve janë mbledhur në Londër për të diskutuar përpjekjet në shkatërrimin e grupit të militantëve xhihadistë, ISIS, që vepron në Siri dhe Irak.
 
Pjesëmarrësit në këtë konferencë një ditore përfshijnë Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry dhe kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi. Liderët pjesmarrës do të diskutojnë mënyrën sesi do të ndalin rritjen e rekrutimeve dhe financimin e ISIS.
 
Gjatë këtij takimi do të sigurohet dhe ndihmë ushtarake për luftëtarët në Irak e Siri, ashtu si dhe ndihmë humanitare. Forcat anti-ISIS, si luftëtarët kurdish të komunitetit peshmerga kanë kërkuar ndihmë dhe mbështetje për luftën ndaj militantëve islamik.
 
Koalicioni kundër ISIS synon të vendosë mbi masat që do të merren në shkatërrimin e ekstremistëve dhe në intensifikimin e një fushate afat-gjatë. Sulmet e fundit nga militantët islamik në Francë kanë vendosur qeveritë e perëndimit përballë presionit e përgjegjësive për rezultate deçizive në luftën kundër terrorizmit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)