LONDER - Policia e Londrës ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe një turk për trafik heroine. Dy shtetasit shqiptarë të arrestuar janë Elidon Sadikaj, 30 vjeç dhe Klodian Canaj 34 vjeç, Ndërsa shtetasi turk është Ozkan Adem 57 vjeç.
Operacioni policor u krye në pjesën veriore të Londrës ndërsa këto tre shtetas kishin me vete 1 kg heroinë të cilën e kishin paketuar në një çantë plastike.
Ozkan Adem u dënua me katër vite heqje lirie ndërsa dy shtetasit shqiptarë Sadikaj dhe Canaj u dënuan me dy vite e gjatë muaj burg.
Sipas të dhënave të policisë londineze rezulton se 95 % e heroinës që hyn në Londër vjen nga Turqia ndërsa turqit e shqiptarët drejtojnë 80% të trafikut të heroinës në Londër.
(S.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com