ROMË - Një person është arrestuar në Romë si i dyshuar për vrasjen e një shqiptari, i cili u gjet në një makinë të djegur pranë Southampton.
Agim Hoxha 29 vjeç humbi jetën në 10 prill, kur trupi i tij u gjet në ndenjësen e pasme të makinës nga ana e shërbimeve emergjente në Chilëorth. Vrasësi i dyshuar, Afrim Lleshi, gjithashtu shqiptar është arrestar pas bashkëpunimit të policisë britanike me atë italiane. Në bazë të marrëveshjes së ekstradimit, personi i arrestuar sot do të kthehet sërish në Britaninë e Madhe për tu marrë në pyetje nga dedektivët e Hampshire.
Zyrtarët e policisë besojnë se Hoxha kishte vdekur para se makina e tij, tip Benz Mercedes të përfshihej nga flakët.
36 vjeçari Lleshi akuzohet se ka bashkëpunuar në vdekjen së bashkëkombasit të tij. Agim Hoxha.
Për Lleshin seanca gjyqësore do të mbahet në Southampton më 19 qershor.
Viktima Agim Hoxha kishte jetuar në Britani të Madhe për 12 vjet, duke punuar në sektorin e ndërtimit faqet në Southampton dhe Londër. Familja e tij e përshkruajti atë si "një punëtor të mirë”.
(aq/BBC/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com