Britani - Që prej disa javësh punonjësit e kanalizimeve në Londër po mundohen të pastrojnë tubacionet e një zone pasi u zbuluan 15 tonë “stalaktite”. 

Këto formacione janë krijuar nga akumulimi i kripërave në kanalizimet nëntokësore të pjesës jugore të kryeqyteti britanik. 

Kompania “Thames Water “ që menaxhon rrjetet nëntokësore të qytetit tha se bllokimi i ujërave rezultoi në disa kanalizime që operonin vetëm në një kapacitet prej pesë për qind.

Puntorët përshkruan erën e keqe të stalaktiteve me atë të mbeturinave të kalbura të ushqimit të cilat ishin dekompozuar gjatë viteve.

Puna gërmuese tani është duke u kryer për të riparuar tubacionet e dëmtuara që mbulojnë një distancë prej rreth 20 metrash. Stalaktitet janë formuar ngadalë për shkak të veprimit të ujit.

Kur ndeshen me ajrin dhe mbetjet ushqimore formohen kripëra që fundërrojnë dhe ngurtësohen duke krijuar shtylla dhe guva.


(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)