LONDËR - Të paktën dy persona dhe një vajzë 19-vjeçare janë në gjendje kritike, gjithashtu 29 persona të tjerë janë plagosur në Jug të Londrës pas përplasjes së një autobusi dykatësh me një pemë.
 
Sipas dëshmive të para, shoferi i autobusit ka dashur të evitojë përplasjen me një makinë dhe për këtë arsye, ka devijuar, duke u përplasur me pemën.
 
Ngjarja ka ndodhur në Kennington Road, ku më pas kanë mbërritur në vendngjarje ambulanca, policia dhe zjarrfikësit.
 
Sipas një efektivi policie, shumë persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident automobilistik, por ende nuk dihet me saktësi, nëse ka viktima.
 
Disa persona janë nxjerrë nga pjesa e sipërme e autobusit, ku kishin mbetur të bllokuar pas përplasjes.

Redaksia Online
(e.b./mag/shqiptarja.com)