LONDER-Policia ka arrestuar tre autorët e vrasjes së shqiptarit Jozef Boci. Oluwatimilehin Oniyitan 20 vjeç akuzohet për vrasjen e shqiptarit, Ibrahim James 21 vjeç ka qenë bashkëpunëtor, ndërsa i arrestuar është edhe Dominic Broën 29 vjeç.
Tre të rinjtë e arrestuar akuzohen se dhunuan javën e kaluar shqiptarin duke e goditur me sende të forta në kokë dhe pjesë e tjera të trupit. Jozef Boci u dërgua në spital, por ndërroi jetë. Ngjarja ka ndodhur në zonën Greenwich në Londër. Të akuzuarit të hënën do të dalin përpara gjykatës në Bromley për t’u njohur me akuzat për vrasjen e shqiptarit, Jozef Boci.
Inspektori i policisë John Massey tha: "Ishte një sulm brutal dhe burracak. U bëjmë thirrje të gjithë atyre që mund të kenë qenë dëshmitarë në këtë incident, apo që ka qenë i pranishëm te North Pole Public House në orët e para të së shtunës së 17 shkurtit, që të vijnë te ne”.
/Shqiptarja.com

d.b/shqiptarja.com