LONDER - Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, ka shumë mundësi të mos ekstradohet në Suedi. Ai ka kërkuar azil politik në Ekuador dhe ky shtet është duke shqyrtuar kërkesën e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i jashtëm i Ekuadorit, Ricardo Patino, i cili u shpreh se Assange është duke u strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër pas kërkesës për azil politik. “Ne jemi duke marrë në shqyrtim kërkesën e themeluesit të Wikileaks për ta transferuar në Ekuador”, tha ministri i jashtëm i shtetit në Amerikën Jugore.

Gjykata e Lartë në Angli vendosi që të ekstradojë themeluesin e Wikileaks në Suedi pas kërkesës së këtij shteti. Assange kërkohet nga drejtësia suedeze pasi është paditur nga dy gra për abuzim seksual. Themeluesi i Wikileaks e ka quajtur gjithnjë një farsë procesin ndaj  tij.

(rd/shqiptarja.com)