/ATSH-AFP/ - Ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon kërkoi sot konsensus nga deputetët e dhomës së Komuneve për të autorizuar sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri.
Deputetët britanikë kishin autorizuar vjeshtën e kaluar sulmet në Irak duke iu bashkuar koalicionit ndërkombëtar që lufton kundër grupit ekstremist në këtë rajon, por jo kundër Sirisë.

Në vitin 2013, Parlamenti shkaktoi një goditje për David Cameron duke votuar kundër kërkesës për ndërhyrje në Siri, në atë kohë kundër regjimit të presidentit, Bachar al-Assad për përdorimin e armëve kimike.

"I përket të gjithë anëtarëve të kësaj dhome për të vlerësuar mënyrën më të mirë për të luftuar kundër Shtetit Islamik, një kalifat i urryer që nuk respekton kufijtë", shtoi ministri i Mbrojtjes./