Disa media britanike, përfshi dhe BBC kanë publikuar dhe fotot e disa personave të cilët policia kërkon t’i marrë në pyetje në lidhje me vrasjen. Janë fotot e dy grave dhe dy burrave të cilët mendohet se kanë qenë në kontakt me një person të dytë i cili shoqëronte të dyshuarin si autor të krimit, Jamie Waters. 29 vjeçari nga Canvey ndodhet në burg dhe akuzohet për vrasjen e emigrantit shqiptar.
Kamerat e sigurisë filmuan dëshmitarë tek të cilët policia pret të marrë dëshmi të rëndësishme për ngjarjen. Policia e Essex thotë se personi, i cili mund të jetë bashkëpunëtor, apo ka dijeni për vrasjen, është një 28 vjeçar, ndërsa një tjetër 31- vjeçar është liruar me kusht.
(Foto: Personat që policia kërkon ti marrë në pyetje)
(sg/shqiptarja.com)
